Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar liderin e Partisë Laburiste, tashmë kryeministër i ri, Keir Starmer, pas fitores së zgjedhjeve në Britani.

Në një postim në “X”, Kurti i ka uruar Starmer-it të gjitha të mirat në drejtimin e vendit, duke thënë se pret bashkëpunim.

“Urime për Keir Starmer dhe Partisë Laburiste në fitoren dërrmuese historike mbrëmjen e kaluar. Ju dëshirojmë gjithë të mirat në udhëheqjen e vendit dhe presim bashkëpunim”, ka shkruar Kurti në platformën X.

Osmani e uron kryeministrin e ardhshëm Starmer për fitoren në zgjedhjet në Britani

Po ashtu, të premten, edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Keir Starmerin për fitoren e tij historike në zgjedhjet në Britani, duke shprehur besimin në forcimin e lidhjeve mes dy vendeve.

Laburistët fitojnë zgjedhjet në Britani, Keir Starmer do të jetë kryeministri i ri