Kusari-Lila: Seanca do të vazhdojë aty ku ka mbetur, Haxhiu kandidate për kryeparlamentare
Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë aty ku ka mbetur procedura. Ajo ka theksuar se është e ditur tashmë që Albulena Haxhiu është kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit. “Procedura duhet të vazhdojë aty ku ka mbetur, ta shohim… Është fakt i […]
Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë aty ku ka mbetur procedura.
Ajo ka theksuar se është e ditur tashmë që Albulena Haxhiu është kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit.
“Procedura duhet të vazhdojë aty ku ka mbetur, ta shohim… Është fakt i ditur që Albulena Haxhiu është kandidate. Ditë e re, fat i ri”, ka deklaruar Kusari-Lila.
Sot shënohet tentimi i 11-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës. Vetëvendosje, si partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, po tenton të zgjedhë kryetaren e Kuvendit përmes votimit të fshehtë, por kjo mënyrë nuk po mbështetet nga partitë opozitare.















