Kusari-Lila s’pret konstituim të Kuvendit: Udhëzime shtesë nga Gjykata ose zgjedhje të parakohshme
Deputetja e VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se nuk pret konstituim të Kuvendit as nga seanca e 43-të. Sipas saj, deputetët po e shkelin Kushtetutën me mosvotim, ndërsa ka bërë thirrje që nëse ata nuk pajtohen me votimin e fshehtë, ta rrëzojnë komisionin për këtë votim. “Krejt çka pritet prej nesh si deputetë është votimi. […]
Deputetja e VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se nuk pret konstituim të Kuvendit as nga seanca e 43-të.
Sipas saj, deputetët po e shkelin Kushtetutën me mosvotim, ndërsa ka bërë thirrje që nëse ata nuk pajtohen me votimin e fshehtë, ta rrëzojnë komisionin për këtë votim.
“Krejt çka pritet prej nesh si deputetë është votimi. Votimi është obligim kushtetues, jo zgjedhje. Gjykata nuk ka evidentuar ndonjë shkelje, ajo ka sqaruar procedurën për konstituimin e Kuvendit dhe ka theksuar se asnjë formë e votimit nuk është e përjashtuar. Nëse përfaqësuesit e partive opozitare nuk pajtohen me votimin e fshehtë, le ta rrëzojnë komisionin. Le të vijë Gjykata me udhëzime apo sqarime shtesë, ose partitë politike të dakordohen që Kuvendi të mblidhet dhe të shpërndahet, për të shkuar në zgjedhje”, ka deklaruar ajo para fillimit të seancës konstituive./EO















