Kush është Bajram Begaj, Presidenti i Shqipërisë

Gjeneral Major Bajram Begaj u zgjodh si kandidat nga kryesia e Partisë Socialiste për kreun e shtetit në Shqipëri, emri i tij u bë i ditur nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Bajram Begaj u zgjodh President i Shqipërisë me gjithsej 78 vota pro

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj

Bajram Begaj, i lindur më 20 mars të vitit 1967, në Rrogozhinë të Shqipërisë, është një ish-oficer ushtarak dhe politikan shqiptar, i cili u zgjodh President i Shqipërisë të shtunën e 4 qershorit.

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Major Bajram Begaj u zgjodh si kandidat nga kryesia e Partisë Socialiste për kreun e shtetit në Shqipëri.

Begaj u votua nga Kuvendi i Shqipërisë për rolin e presidentit i cili u zgjodh i tillë me 78 vota pro, 4 kundër dhe një abstenim.

Begaj u diplomua në Fakultetin e Mjeksisë  në degën e Mjekësisë së Përgjithshme në vitin 1989 dhe u bë oficer aktiv në specialitetin “Mjekësi” në vitin 1998, ai mban titullin “Profesor i Asociuar” në Mjekësi.

Presidenti i ri i Shqipërisë gjatë karrierës 31-vjeçare ushtarake ka kryer Kursin e Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen; Shkollën e thelluar pasuniversitare të mjekësisë, Specializimin Pasuniversitar në profilin Gastrohepatologji, Kursin e menaxhimit spitalor dhe Kursin e lidershipit mjekësor strategjik, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe Kursin epecializimit në fushën e mjekësisë dhe Kursin e Shëndetësisë, në Greqi.

Gjithashtu Gjeneral Major Begaj ka drejtuar stërvitjen ushtarake “Defender Europe 2021” dhe është një nga emrat, i cili gëzon konsideratë të lartë nga SHBA-të.

Në Forcat e Armatosura Bajram Begaj ka mbajtur një sërë detyrash, mes të cilave ai ka qenë Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe Zëvendësdrejtor Ushtarak i SUT, Drejtor i Spitalit Ushtarak, Drejtor i Inspektoriatit Shëndetësor dhe Kryeinspektor, poashtu edhe Këshilltar i Inspektoriatit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm Ushtarak Qendror Universitar.

Si ndodhi zgjedhja e Bajram Begaj për President

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë bëri publik emrin e kandidatit zyrtar të mazhorancës për President të Republikës së Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar Begaj-n si “shëmbëlltyra e atij normaliteti, e asaj qytetarie, e sensit të shërbimit ndaj vendit dhe njerëzve të këtij vendi, për të cilin ajo zyrë ka një nevojë urgjente”.

Begaj është presidenti i tretë i Republikës së Shqipërisë i cili vjen nga bota ushtarake.

Rama ka sqaruar se, në fillim janë përjashtuar emrat e ardhur nga grupi parlamentar dhe ato të arudhur nga jeta politike.

“Ne duhet t’u japin shqiptarëve një president që nuk ka karrierë në PS”, ka thënë Rama.

Të shtunën e 4 qershorit Bajram Begaj u zgjodh President i Shqipërisë i cili do të qëndrojë në krye të shtetit për pesë vitet e ardhshme.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika