Kuvendi ende s’ka dërguar letër tek Osmani – Presidenca: Para përgjigjes duhet të vijë pyetja
Zyra e Presidentes së Kosovës ka konfirmuar se deri më tani nuk ka pranuar asnjë letër zyrtare nga Kuvendi i Kosovës, lidhur me dështimin e seancës konstituive. “Deri më tani nuk ka arritur asnjë letër nga Kuvendi. Para përgjigjes duhet të vijë pyetja”, ka deklaruar Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Vjosa Osmani, në […]
Zyra e Presidentes së Kosovës ka konfirmuar se deri më tani nuk ka pranuar asnjë letër zyrtare nga Kuvendi i Kosovës, lidhur me dështimin e seancës konstituive.
“Deri më tani nuk ka arritur asnjë letër nga Kuvendi. Para përgjigjes duhet të vijë pyetja”, ka deklaruar Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Vjosa Osmani, në një përgjigje për Dukagjinin.
Seanca konstituive u ndërpre pas mosvotimit të raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve nga opozita, ndërsa kryesuesi Avni Dehari njoftoi se do të dërgojë një letër tek Presidentja për ta informuar për zhvillimet dhe për të kuptuar hapat e mëtejmë institucionalë.















