Kuvendi mblidhet sot, në rend dite Deklarata për Aktgjykimin e Speciales

Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet sot, e hënë nga ora 11:00, pas një bllokade disa mujore të shkaktuar nga mosmarrëveshjet politike.

Në seancën plenare janë paraparë pesë pika të rendit të ditës, përfshirë betimin e deputetëve të rinj, zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe formimin e komisioneve parlamentare.

Në rend dite është përfshirë edhe miratimi i Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, të datës 16 shtator 2026.

Rendi i ditës i seancës është:

  1. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme;
  2. Betimi i deputetëve;
  3. Miratimi i Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, të datës 16 shtator 2026;
  4. Zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës;
  5. Formimi i komisioneve parlamentare.

Hamza del nga Qeveria pas takimit me Kurtin, një ditë para seancës së Kuvendit

Të fundit nga rubrika