Legjislatura e re e Kuvendit të Kosovës nuk është konstituar as pas përpjekjes së 25-t.  Sërish nuk kishte kuorum për formimin e Komisionit për të zhvilluar votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit. Është hera e 16-të që seanca dështoi në këtë pikë. 

Të hënën në seancë ishin 96 deputetë. Votuan 51 pro, 1 kundër dhe nuk pati abstenime. 

Seanca e radhës do të jetë sot duke filluar nga ora 11:00. Dhe kjo është tentativa e 26-të e deputetëve për konsistuimin e Kuvendit.