Kuvendi thërret seancë për zgjedhjen e Qeverisë

Kuvendi i Kosovës ka thirrur sot seancë plenare për zgjedhjen e Qeverisë së re.

Seanca është caktuar të nisë në orën 14:00, ku deputetët pritet të shqyrtojnë dhe të votojnë për përbërjen e ekzekutivit të ri.

Kuvendi ka bërë të ditur se seanca do të nisë në ora 14:00.

Ndryshe,

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka njoftuar se ka caktuar Albin Kurtin për mandatar për formimin e Qeverisë, pas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe pas propozimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, kam caktuar z. Albin Kurti mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Z. Kurtit i uroj sukses në ushtrimin e përgjegjësive që burojnë nga besimi i qytetarëve, si dhe në formimin sa më të shpejtë të Qeverisë, në shërbim të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka shkruar ajo.

Haxhiu cakton Albin Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë

Më herët, Arbërie Nagavci ka thënë se në cilësinë e Kryesueses së Këshillit të Përgithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje i ka dorëzuar Haxhiut propozimin për caktimin e Kurtit për mandatar për formim të Qeverisë.

“Bazuar në vullnetin qytetar të shprehur në zgjedhjet e 7 qershorit 2026 dhe në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, vazhdojmë me përgjegjësi institucionale drejt formimit të Qeverisë së re”, ka shkruar ajo.

Vetëvendosje propozon Albin Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika