Lajçak falënderon ShBA-të: Për mbështetjen e çmuar për ta gjetur zgjidhje për targat

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak ka reaguar pas marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë për targat e paligjshme “KM”.

Lajçak e ka konfirmuar se ndihma Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kishte qenë jetike për të arritur këtë marrëveshje.

“Një falënderim të madh për Departamentin e Shtetit Amerikanë dhe diplomacinë amerikane për mbështetjen e çmuar”, ka shkruar në Twitter Lajçak.

Më tej, ai ka falënderuar edhe zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bslimi dhe homologun e tij serb Petar Petkoviq.

“Falënderimet e mia sonte shkojnë në Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin për angazhimin e tyre konstruktiv sot”, ka shtuar ai.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur e lumtur pas arritjes së marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave në Bruksel. Ajo për këtë sukses ka shprehur mirënjohjen për Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovener.

“Dua të falënderoj ambasadorin Jeff Hovenier dhe Qeverinë Amerikane për angazhimin e tyre aktiv në arritjen e marrëveshjes së sotme në Bruksel”, ka shkruar në Twitter Osmani.

“Mbështetja e tyre për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është e domosdoshme”, ka theksuar ajo.

Osmani: Mbështetja e ShBA-së për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë është e domosdoshme

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika