Lajçaku pritet të takohet me Vuçiqin për përgatitjen e rundit të ri të dialogut Kosovë-Serbi

Miroslav Lajçak, përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, arrin sot në Beograd, për të takuar presidentin serb Aleksandër Vuçiq. Ky takim synon përgatitjen e rundit të ri të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve

Ish Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të takojë këtë të martë presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, në Beograd.

Takimi vjen pas vizitës së Lajçakut në Prishtinë, ku ai diskutoi me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi për çështjet e fundit dhe hapat drejt zbatimit të Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve.

Ky takim mbahet në kontekstin e tensioneve në veri të Kosovës dhe të përgatitjeve për një rund të ri negociatash.

Nuk është planifikuar ndonjë deklaratë për medie pas takimit.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Lajçaku deklaroi se është arritur pajtim për rundin e ri të dialogut në mes të kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq.

Megjithatë, emisari evropian nuk tregoi se kur do të mbahet ky takim.

Pas takimit me Bislimin, Lajçaku po ashtu ka theksuar se Serbia ka tërhequr letrën që kishte dërguar në Bruksel vitin e kaluar, përmes së cilës kishte kundërshtuar Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve dhe Aneksit për zbatimin e saj.

Kryeministrja e atëhershme e Serbisë, Ana Bërnabiq, dhjetorin e vitit të kaluar i dërgoi BE-së një letër, përmes së cilës tha se marrëveshja është e pranueshme vetëm në një kontekst që nuk i referohet njohjes de facto dhe de jure të Kosovës.

Lajçak s’tregon datën: Me Bislimin u pajtuam për takimin e radhës

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika