Lajçak s’tregon datën: Me Bislimin u pajtuam për takimin e radhës

Miroslav Lajçak, emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, njoftoi se është pajtuar me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi për një takim të ardhshëm në kuadër të dialogut, ndërsa theksoi se data e saktë e këtij takimi do të bëhet e ditur më vonë

I dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se gjatë takimit me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, të premten në Prishtinë, u arrit pajtimi për organizimin e një takimi të ardhshëm në nivel kryenegociatorësh në Bruksel.

Megjithatë, Lajçak nuk ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me datën e këtij takimi.

“Ne u pajtuam për një takim, por nuk dua ta bëj të ditur datën do ta kuptoni ditëve në vijim”, ka shtuar ai, për një takim mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut.

Ai ka thënë se marrëveshja e Ohrit është ligjërisht e detyrueshme për të dyja palët, Kosovën dhe Serbinë, dhe se BE-ja po punon që i gjithë procesi i dialogut të përshpejtohet.

“Marrëveshja e Ohrit është ligjërisht e detyrueshme, asnjë palë nuk është tërhequr nga kjo marrëveshje. Po punojmë me Kosovën dhe Serbinë që procesi të përshpejtohet. Ajo është pjesë e negociatave të Kosovës me BE-në dhe të Serbisë me BE-në, pra i shtohet i rëndësia”, ka deklaruar Lajçak.

Po ashtu, ai ka bërë të ditur se gjatë takimit kanë diskutuar edhe për hapjen e Urës së Ibrit, duke përsëritur se ura duhet të hapet në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

“Biseduam se sa progres është arritur nga takimet e fundit. Diskutuam çështjen e Urës së Ibrit dhe hapjen e saj për transport. Qëndrimi i BE-ës është i mirënjohur, duhet të hapet por hapja duhet të bëhet në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë të Kosovës”, ka thënë Lajçak.

Ndërkaq, për paralajmërimet për bllokimin e disa pikave kufitare nga serbët gjatë ditës së sotme për shkak të mbylljes së strukturave paralele në veri nga Policia e Kosovës, Lajçak ka theksuar se shpreson se nuk do të ketë bllokime pasi “nuk ka arsye”.

Lajçak thotë se Serbia e ka tërhequr letrën e Brnabiqit për Marrëveshjen e Ohrit

Lajçak në Qeveri, nis takimin me Bislimin

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika