LDK kallëzim penal, Bajrami: Kurti dhe ish-ministrat po shfrytëzojnë resurset shtetërore
Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka bërë të ditur se sot janë dorëzuar 17 kallëzime penale në emër të deputetëve të LDK-së kundër kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe ministrave të kabinetit të tij, përfshirë edhe një zëvendësministre. Bajrami ka theksuar se këta zyrtarë janë zgjedhur dhe certifikuar […]
Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka bërë të ditur se sot janë dorëzuar 17 kallëzime penale në emër të deputetëve të LDK-së kundër kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe ministrave të kabinetit të tij, përfshirë edhe një zëvendësministre.
Bajrami ka theksuar se këta zyrtarë janë zgjedhur dhe certifikuar si deputetë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, dhe sipas saj, që nga data 27 mars kanë vepruar në kundërshtim me nenin 26 të Ligjit për Qeverinë.
Ajo e ka akuzuar Kurtin dhe kabinetin e tij për shfrytëzimin e resurseve shtetërore dhe marrjen e vendimeve me pasoja financiare.
“Prej datës së certifikimit ata vazhdojnë të qëndrojnë në zyrë, kanë thënë se kanë dhënë dorëheqje ndërkaq vazhdojnë të qëndrojnë në aty. Këta deputet kanë konsumuar vepër penale e sanksionuar kjo në nenin 414, anëtari i qeverisë në detyrë në rast se zgjidhet deputet në Kuvendin e Kosovës i njëjte duhet të jap dorëheqje një ditë para datës së certifikimit”, ka deklaruar Bajrami.
Ajo ja shtuar se edhe pse kanë pretenduar se kanë dhënë dorëheqje, ata vazhdojnë të qëndrojnë në zyra dhe të marrin vendime, gjë që sipas saj përbën shkelje.
LDK tashmë i është drejtuar Prokurorisë dhe pret që organet e drejtësisë të ndërmarrin veprimet e nevojshme.















