Lekaj paralajmëron padi ndaj LVV-së

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj ka paralajmëruar padi kundër partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për përfshirjen e imazhit të tij, pa leje, në videon e fundit të publikuar nga ta.

I ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, i pyetur nëse Lekaj do të bëjë një kallëzim penal ndaj LVV-së për videon e publikuar ku qartazi shihet figura e tij, ai ka thënë se “po”.

“Besoni që po, sepse të mirret dhe të vendoset figura ime dhe të përmenden 182 milionë shpronsime që nuk  janë bërë nga unë dhe zhvatje të buxhetit, mendoj që është spekulim dhe mund të them mashtrim i llojit të vet për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe kjo bëhet për ta zhvendosur vëmendjen me këto video që më, le të vazhdojnë edhe me video të tjera ata nuk kanë puynuar asgjë dhe nuk kanë çka të iu prezantojnë qytetarëve”, ka deklaruar ai.

Ai ka thënë se një gjë e tillë po bëhet me qëllim të zhvendosjes së vëmendjes së qyetetarëve nga mospuna e Qeverisë Kurti.

“Një qeveri që nuk ka punë, nuk ka rezultate dhe mendon që qytetarin e Kosovës t’a mashtrojë me kritika thua që është në opozitë ende është e pakuptimtë edhe që të debatohet për ta. E nisim nga fakti, unë edhe si politikan, edhe si deputet edhe për  përgjegjësitë që kam pasur në karrierën time, nuk do të më kishte interesuar ankesat apo kritikat pa vend të një qeverie që më sikur kishte numëruar 60 ditë apo 6 muaj, apo një vit, ndoshta kisha thënë ‘okej se janë ende të freskët, po duan të merren me çështje të kaluara’, të rinj apo praktikantë siç i quajmë. Ajo që mund të them është se më habit fakti që kjo qeveri do të shesë si prodhim qytetarëve, thua se ata nuk marrin vesh, thua se qytetarët nuk e ndjekin punën e qeverisë dhe mundohet që me kritika që i ka pas edhe para fushatës që tani të krijojë një huti dhe t’a zhvendos vëmendjen e mosqeverisë, e dështimit të qeverisë në video dhe unë i them që derisa sa nuk kanë punë kjo qeveri që të prezantojë qyetarëve le të vazhdojë me kësi video dhe le t’mendojnë që qyetarët po merren me kësi video”, ka deklaruar ai.

Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar me serinë e videove kritikuese ndaj qeveritë të kaluara, këtë radhë me infrastrukturën rrugore dhe projektet e ngelura në gjysmë.

VV-ja publikon videon e radhës, kritikon qeveritë e kaluara për infrastrukturën rrugore

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika