Lëndimi i mesfushorit të Barcelonës, Gavi, për sa kohë do të jetë jashtë fushës?

Ylli i Barcelonës, Gavi, ka pësuar një lëndim të papritur në fitoren 3-1 të Spanjës ndaj Gjeorgjisë në kualifikimet e Euro 2024, ndërsa, trajneri spanjoll e ka cilësuar si katastrofë. Pyetjet rreth kohës së kthimit të tij shtrohen teksa ekipi shpreson për një kapitull të ri me rikthimin e Pedri dhe De Jong

Pablo Martín Paez Gavira, i njohur si Gavi në ndeshjen kundër Gjeorgjisë në kualifikimet e Euro 2024.

Menaxheri i ekipit kombëtar të Spanjës, Luis de la Fuente, ka dhënë një përditësim zyrtar lidhur me lëndimin e talentit të Barcelonës, Gavi, duke theksuar se lojtari ishte në gjendje të freskët para ndeshjes dhe se lëndimi nuk kishte të bënte me lodhjen.

Megjithatë, derisa ende nuk ka një përditësim zyrtar për gjendjen e tij, dyshohet se ai ka munduar një lëndim të rëndë në gju.

Gavi, 19-vjeçari i cili ka shkëlqyer për Barcelonën me 15 ndeshje në këtë sezon, u zëvendësua shpejt në ndeshjen kualifikuese për EURO 2024 kundër Gjeorgjisë pas një goditjeje gju.

Ndërkohë që kjo është një goditje e rëndë për Barcelonën, de la Fuente ka theksuar se ishte një aksident dhe një fatkeqësi që nuk mund të kontrollohej.

Ndërsa, pretendohej se lëndimi mund të përjashtonte Gavi nga sezoni, menaxheri spanjoll shprehet se ekipi është i shkatërruar nga kjo situatë, por ka potencuar se futbolli ka sfida të pakontrollueshme.

“Është një moment shumë i vështirë për Gavi, Barcelonën, kombëtaren dhe për mua”,ka deklaruar De la Fuente i shqetësuar pas ndeshjes.

Në anën tjetër, de la Fuente ka bërë një vlerësim pozitiv për rikthimin e lojtarëve të tjerë, duke përmendur rikthimin e Pedri dhe pritjen për rikthimin e Frenkie de Jong, që do të forcojnë Barcelonën në periudhën e ardhshme.

Pas ndeshjes, ai ka thënë “Është një moment shumë i vështirë për ne, por futbolli ka këto sfida. Gavi ishte i përsosur për të luajtur dhe lëndimi ishte një aksident. Ndërkohë që jemi të shkatërruar, do të vazhdojmë përpara”.

Siç raportohet nga mediat sportive, Gavi do të mungojë për rreth 6-8 muaj, duke e përjashtuar atë nga pjesa tjetër e sezonit dhe kampionati evropian i Spanjës.

Gavi ishte në lot kur u zëvendësua në minutën e 26-të, duke mbajtur gjurin teksa po largohej nga fusha në Valladolid.

Ai po bënte paraqitjen e tij të 19-të për klubin dhe kombëtaren këtë sezon, por tani duket se ai do të jetë jashtë fushës për disa kohë.

Spanja do të jetë ndër kryesuesit kur të hidhet shorti i Euro 2024 më 2 dhjetor.

Shija e redaktorit

“Respektohej nga Lindja e Mesme deri në ShBA” – Hoxhaj...

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe aktualisht deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar lart rolin e ish-myftiut dhe ish-ambasadorit Rexhep Boja,...

Shqipëria nis negociatat për anëtarësim në BE, Rama: Një hap...

Shqipëria ka bërë një hap në rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian (BE) duke hapur zyrtarisht kapitujt e parë të...

Kosova mposhtë Lituaninë

Kosova ka marr tri pikët e radhës, duke trimfuar si mysafir i Lituanisë me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së tretë të Ligës...

Të fundit nga rubrika