Liderët politikë të Maqedonisë së Veriut kujtojnë Nishanin

Me ndarjen nga jeta të ish presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishanit, liderët e partive të Maqedonisë së Veriut kanë shprehur ngushëllime për familjarët e tij

Bujar Nishani, ish presidenti i Shqipërisë

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka shkruar për Nishanin duke e radhitur si një ndër përfaqësuesit më të denjë të Republikës të Shqipërisë.

‘’Më preku thellë lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta e ish Presidentit të Republikës së Shqipërisë, të nderuarit Bujar Nishani i cili ishte radhitej ndër përfaqësuesit e denjë, të mençur dhe të matur të Republikës vëllazërore të Shqipërisë, ka shkruar Xhaferi në Facebook.

Talat Xhaferi dhe Bujar Nishani

Ai shton se Nishani ishte personalitet me virtyte të larta dhe sjellje që reflektonte paqe dhe mirësi mbarë shqiptare.

‘’Ishte personalitet me virtyte të larta dhe sjellje që reflektonte paqe dhe mirësi mbarë shqiptare. Shpreh ngushëllimet e mia të thella ndaj familjes së ngushtë, ndaj miqve dhe bashkëpunëtorëve, po ashtu edhe ndaj institucioneve dhe qytetarëve shqiptare.

Kujtimi për të do të rrojë përgjithmonë.

Lavdi dhe le të prehet në paqe!’’, ka përfunduar Xhaferi.

Për vdekjen e Nishanit, ka shkruar edhe lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim(BDI), Ali Ahmeti.

Ahmeti, përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka shkruar se do t’i kujtojë vitet e angazhimit të Nishanit dhe entuzizmin e përkujdesin që ka treguar në tavolinën e bisedimeve në politikën kombëtare.

Ali Ahmeti dhe Bujar Nishani

‘’Me pikëllim të thellë pranova sot lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim, ish presidentit të Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani.

Të pashlyeshme në kujtimet tona do të mbesin vitet e angazhimit të tij në politikën kombëtare, ndërsa nga takimet që kishim bashkë do të kujtojë gjithmonë entuziazmin dhe përkujdesin që tregonte kur në tavolinën e bisedimeve ishte çështja mbarëkombëtare.

Përcjell ngushëllimet e mia të sinqerta familjes së nderuar Nishani, miqve dhe bashkëveprimtarëve të Presidentit Nishani!’’, ka shkruar Ahmeti.

Vdes ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika