Ligjvënësit amerikanë kujtojnë iranianen Mahsa Amini një vit pas vdekjes

Ligjvënësit amerikanë kanë shënuar vjetorin e vdekjes së Mahsa Amini, e cila humbi jetën në paraburgim në Iran për “shkelje të kodit islamik të veshjes”, ndërsa ata vazhdojnë të diskutojnë se si të ndërmarrin hapat për të kërkuar përgjegjësi për shkeljet e të drejtave të njeriut në vendin persian

Gjatë proteste shihet fotoja e 22-vjeçarës, Mahsa Amini, e cila vdiq në paraburgim policor në Teheran më 16 shtator 2022.

Ligjvënësit amerikanë këtë javë shënuan një vjetorin e vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini ndërsa mbahej në paraburgim nga policia iraniane, duke thënë se lëvizja e protestave, që u nxitën nga vdekja e saj, po vazhdon.

Siç ka raportuar Zëri i Amerikës, ligjvënësit amerikanë janë ende të ndarë rreth asaj se si ta mbajnë Iranin përgjegjës për shkeljet e të drejtave të njeriut.

Mahsa Amini vdiq në paraburgim më 16 shtator të vitit të kaluar e arrestuar, sipas policisë të Iranit, për shkelje të kodit islamik të veshjes. Vdekja e saj ndezi protesta në mbarë Iranin, që u kujtuan një vit më vonë në Kongresin amerikan.

“Protestat me gratë dhe vajzat si udhëheqëse, duke kërkuar dinjitet, respekt dhe ndryshim, u shtypën nga regjimi me ashpërsi, duke çuar në mbi 600 iranianë të vrarë dhe gati 22,000 arrestime. Shpërdorimi i pushtetit në këtë mënyrë është i paarsyeshëm”, ka deklaruar Dean Phillips, ligjvënës demokrat.

Shumë republikanë në Kongres janë të shqetësuar se Irani i vazhdon shkeljet e të drejtave të njeriut dhe po përfiton nga marrëveshja e administratës së Presidentit Biden për të zhbllokuar 6 miliardë dollarë nga fondet iraniane, në këmbim të lirimit të pesë pengjeve amerikane.

Iran: 133 persona u vranë në protestat pas vdekjes së Mahsa Amini

“Irani po mburret për marrjen e këtyre fondeve. Presidenti i Iranit thotë se do të bëjë çfarë të dojë me paratë, edhe pse ato do të duhej të përdoreshin për qëllime humanitare”, ka thënë Michael McCaul, kryetar i Komisionit për Punët e Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.

Analisti Behnam Ben Taleblu, i cili thotë se ka marrë kërcënime nga Republika Islamike, gjithashtu e kritikoi marrëveshjen.

“Pagesat e fundit mund të jenë duke i hapur rrugën asaj që po shfaqet me shpejtësi si anashkalim i Kongresit. Marrëveshja gjithashtu vetëm e bllokon programin bërthamor, por nuk do zvogëlojë aftësitë dhe infrastrukturën e paligjshme bërthamore të Iranit”, ka thënë analisti Behnam Ben Taleblu.

Shtëpia e Bardhë e mbrojti marrëveshjen të enjten, duke thënë se fondet do të jenë nën një vëzhgim më të rreptë, pas transferimit të tyre.

“Ne do të vazhdojmë ta kundërshtojmë Iranin, shkeljet e të drejtave të njeriut nga regjimi. Ne do të vazhdojmë të kundërshtojmë veprimet e tyre destabilizuese jashtë vendit, mbështetjen e tij për terrorizmin”, ka deklaruar John Kirby, zëdhënës i Sigurisë Kombëtare.

Analistët u thanë ligjvënësve amerikanë këtë javë se vendimi i ish-presidentit Donald Trump për t’i dhënë fund marrëveshjes bërthamore me Iranin, i vendosi Shtetet e Bashkuara në një pozitë të vështirë.

“Diplomacia, negociatat, zhbllokimi i fondeve – janë të vetmet masa që kanë funksionuar ndonjëherë”, është shprehur Barbara Slavin, nga organizata “The Stimson Center”.

Ndërkohë, ligjvënësit e Dhomës së Përfaqësuesve miratuan këtë javë ligjin MAHSA, me përkrahje nga të dy partitë, duke kërkuar që presidenti Biden të vendosë sanksione ndaj udhëheqësve iranianë për shkeljet e vazhdueshme të të drejtave të njeriut dhe përkrahjen për terrorizmin.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika