“Liria Ka Emër” fton qytetarët t’i bashkohen marshit për drejtësi në solidarizim me ish-krerët e UÇK-së në Hagë (Video)

“E vërteta e luftës së UÇK-së është e vërteta e secilit prej nesh, është e vërteta e shtetit të Kosovës, për historinë që nuk mund të rishkruhet. Më 2 prill, nga ora 14, nga sheshi “Zahir Pajaziti” të marshojmë së bashku drejt sheshit “Zahir Pajaziti”

“Liria Ka Emër” fton qytetarët t’i bashkohen marshit për drejtësi në solidarizim me ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Platforma “Liria Ka Emër” u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin pjesë në marshin për Drejtësi në solidarizim dhe mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, që mbahet të dielën më 2 prill nga ora 14:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Në një videospot të kësaj platforme, me pamje nga periudha e luftës në Kosovë, ftohen qytetarët të marshojnë për drejtësi, për ata që dikur marshuan drejt lirisë.

“E vërteta e luftës së UÇK-së është e vërteta e secilit prej nesh, është e vërteta e shtetit të Kosovës, për historinë që nuk mund të rishkruhet. Më 2 prill, nga ora 14, nga Sheshi “Zahir Pajaziti” të marshojmë së bashku drejt sheshit “Zahir Pajaziti”, thuhet në videospot.

Deri tani këtë marsh për drejtësi e kanë mbështetur Partia Demokratike e Kosovës, organizatat studentore, KMDLNJ dhe shumë personalitete të ndryshme.

Ideatorët e platformës “Liria ka emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, kanë thënë se ish-krerët e UÇK-së nuk janë duke u përballur me procesin gjyqësor për shkak të emrave të tyre të përveçëm, por për shkak se me emrat e tyre lidhet epoka më e ndritur e historisë sonë të re.

“Përkundër se populli shqiptar ka qenë viktimë e një lufte të imponuar, me vite të tëra, proceset gjyqësore të pabaza i kanë përndjekur ndër vite ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kulmi i të cilave manifestohet me procesin e Dhomave të Specializuara, në të cilat aktualisht po mbahen ish-krerët e UÇK, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarë të tjerë”, ka thënë Eliza Hoxha.

Më tej, ajo ka shtuar se duke qenë plotësisht koshient se drejtësia si parim është e paanshme, e plotë dhe manifeston të vërtetën, ajo beson në drejtësi, si dhe pret një epilog të drejtë të këtij procesi gjyqësor.

Ideatori tjetër, Ismail Tasholli, ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të drejtë për mbrojtjen e jetës së njerëzve dhe për lirinë e vendit tonë, dhe kjo është një e vërtetë historike të cilën duhet ta ruajmë si të tillë, sepse është një e vërtetë e gjithsecilit prej nesh – është e vërteta e Kosovës.

“Megjithatë, përbrenda vetë nesh, e kemi për obligim që të vërtetën historike e dinjitetin tonë kombëtar ta mbrojmë me përkushtim dhe pikërisht për këtë qëllim”, ka thënë Tasholli.

Me këtë rast, Tasholli ka ftuar të gjitha grupet shoqërore që të solidarizohen dhe të marrin pjesë në këtë marsh, sepse “kështu manifestojmë krenarinë dhe bindjet tona të palëkundura për drejtësinë që duhet të triumfojë ashtu siç ajo duhet të përputhet me të vërtetën e Epokës së lavdishme të UҪK-së”.

“Krenaria e Kosovës janë brenda telave”

Ndërsa, kryetari i Qendrës Burimore për Persona të Pagjetur, Bajram Çerkini, ka ftuar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të dalin në marshin e organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Qerkini në një prononcim për Dukagjinin, ka bërë të ditur se do të marrë pjesë në këtë marrsh, duke theksaur se e gjithë Kosova duhet të çohet në këtë marsh e të thotë se krenaria e vendit është në Hagë dhe se bashkësia ndërkombëtare po bën një gabim të madh që po i gjykon ish-krerët e UÇK-së e jo kriminalët serbë që kanë kryer krime në Kosovë, e shëtitin të lirë.

“Krenaria e Kosovës janë brenda telave.. Duhet të gjithë Kosova që quhet të thotë që krenaria e Kosovës gjendet në Hagë dhe bashkësia ndërkombëtare është duke bërë një gabim të madh kur janë të vrarë mijëra fëmijë dhe shumë gra të dhunuara dhe shumë të zhdukur dhe askush nuk merr përgjegjësi…Është mëkat i madh…në vend që ata kriminelë të futen brenda në burg, ata shëtitin nëpër qytetet kryesore të ish-Jugosllavisë, askush nuk interesohet për t’i paditë ata”, ka thënë Qerkini për Dukagjinin.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika