Lirohet Radoiçiqi, i ndalohet hyrja në Kosovë

Terroristi Millan Radojiçiq është liruar nga paraburgimi, një ditë pasi u arrestua nga autoritetet serbe dhe i është ndaluar hyrja në Kosovë

Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq

Terroristi Millan Radojiçiq është liruar nga paraburgimi.

Gjykata e Lartë në Beograd ka refuzuar propozimin Prokurorisë së Lartë Publike për të caktuar masën e paraburgimit.

Ndaj Radojiçiqit është caktuar masa e ndalimit për t’u larguar nga Serbia pa miratimin e gjykatës dhe i është ndaluar hyrja në Kosovë, ka raportuar mediumi serb Danas.

Sipas këtij vendimi, Radoiçiq do të duhet të paraqitet në stacionin policor kompetent në datat 1 dhe 15 të çdo muaji.

Po ashtu, terroristit Radoiçiqit, i është konfiskuar përkohësisht pasaporta, teksa është paralajmëruar se ndaj tij mund të caktohet masa e paraburgimit nëse i shkel ndalesat dhe detyrimet e gjykatës.

Ndërsa, Prokuroria e Lartë Publike ka kërkuar një muaj paraburgim, me arsyetimin e rrezikut të arratisjes.

Ndryshe, me 3 tetor Millan Radoiçiq është dërguar në paraburgim, kështu duke mbajtur 48 orë paraburgim.

Radoiçiq ishte pjesë e grupit që kreu sulm terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

Ai ishte nënkryetar i Listës Serbe, nga e cila ka thënë se ka dhënë dorëheqje pas zbulimit se ishte pjesë e grupit që kreu sulmin terrorist.

Policia e Kosovës ka sekuestruar një vilë të tij të ndërtuar afër liqenit të Ujmanit dhe disa vetura.

Ai është i kërkuar nga institucionet e Kosovës për disa vepra kriminale si dhe është në listën e zezë të SHBA-së.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika