Lista e plotë e artistëve që do të përformojnë në “Sunny Hill”

Janë konfirmuar pothuajse të gjitha personazhet me famë ndërkombëtare dhe vendore që do të përformojnë në festivalin “Sunny Hill”

Foto Sunny Hill

Po vazhdon zbulimi i artistëve që do të jenë pjesëmarrës në festivalin “Sunny Hill”, i cili do të mbahet në Prishtinë.

Deri më tani janë konfirmuar një sërë yjesh që do të performojnë në festivalin më të madh të organizuar në Kosovë.

Nga këngëtarja e famshme kosovare, Dua Lipa deri tek këngëtari kolumbian J Balvin, i njohur si “Princi i Reggaeton”, dy nga këta emrat më të njohur si në tregun ndërkombëtar ashtu edhe në atë vendor, pritet të përformojnë në Sunny Hill.

Ndërsa, së fundmi faqja zyrtare në rrjetin social Instagram, “Sunny Hill” ka prezantuar listën e gjatë të këngëtarëve që do të jenë në festivalin e këtij viti, i cili po bën rikthimin pas dy vitesh për shkak të pandemisë.

J Balvin dhe Dua Lipa

Gjithashtu, në faqen zyrtare të “Sunny Hill Festival” është konfirmuar artisti turk Emir Taha, i cili do të iu bashkohet artistëve të tjerë që janë pjesë e festivalit, së bashku me DJ turk Burak Yeter.

Emir Taha

“Sunny Hill Festival 2022”, do të zhvillohet në datat 4, 5, 6 dhe 7 gusht.

Lista e plotë të artistëve që do të jenë pjesë e “Sunny Hill Festival 2022”:

Dua Lipa, J Balvin, Diplo, Skepta, AJ Tracey, Mahmood, Regard, Burak Yeter, Adrian, Art Haliti, Azet, Art Lokaj & Eros, Bookie, Caboo,  Cozman, Dhurata Dora, DJ Bannzz, DJ First, DJ Flow, Edon, Elvana Gjata, Emir Taha, Erno, Fattizzle, Galoski, Ghetto Geast, Jimpong & Friends, Kamal, Kida, Kreshnique, La Fazani, Labi Ramaj, Ledri Vula, Lekë, Liburn, Lluni, Lumi B, Lyrical Son, MC Kresha, Nush, Onat, Romeo Blanco, Rrrron, Sahati, Sancet, Semi, Sytë, Vertigeux, Yll Limani, Yon Idy, Zuna, Zwada.

Festivali “Sunny Hill” do të mbahet në parkun e Gërmisë, numri i pjesëmarrësve do të jetë i kufizuar

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika