Lista Serbe i reagon ndërkombëtarëve: Të dashuruar në regjimin autoritar të Kurtit

Lista Serbe i ka reaguar deklarimeve të ambasadave perëndimore në Prishtinë lidhur me vendimin e LS-së për të bojkotuar procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të, Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahet më 21 prill. LS ka akuzuar ndërkombëtarët kinse për verbërinë nga "dashuria për regjimin autoritar antiserb të Albin Kurtit"

Lista Serbe

Lista Serbe(LS) ka reaguar ndaj deklarimeve të ndërkombëtarëve të cilët shprehen keqardhje për dorëheqjen e anëtarëve të LS-së nga komisionet komunale në veri.

LS, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se janë të zhgënjyer me qëndrimin e përfaqësuesve ndërkombëtarë, veçanërisht me qëndrimin e ambasadorit gjerman në Prishtinë, Jorn Rode.

“Përfaqësuesit ndërkombëtarë janë të verbuar nga dashuria për regjimin autoritar antiserb të Albin Kurtit dhe nuk i shohin të gjitha lëvizjes e njëanshme të Prishtinës që shkelin sistematikisht të drejtat e popullit serb në Kosovë, me qëllim të spastrimit përfundimtar etnik të serbëve nga vatra shekullore”, thuhet në postimin e LS-së.

Tutje, LS është shprehur se “Kujtojmë se serbët me besimin më të mirë ishin të gatshëm të merrnin pjesë në procesin e zëvendësimit të kryetarëve të rremë, gjë që e treguan me nënshkrimin e peticionit në një kohë rekord dhe me më shumë nënshkrime se sa nevojitej, por që Albin Kurti projektoi një procedurë të tillë referendumi që është e pamundur dhe jo i realizueshëm me qëllimin e vetëm për të mbajtur kryetarë të rremë në karrige. I kujtojmë ambasadorit Rohde se ai ishte i mirëinformuar për të gjitha pengesat dhe kurthet në procesin e sipërpërmendur”, shkruan në postimin e LS-së në Facebook.

LS tutje ka thënë se përfaqësuesit e QUINT-it nuk kanë bërë asgjë sa u përket “padrejtësive”, për të cilat, kjo parti pretendon se u janë bërë serbëve të Kosovës.

“Përkundrazi regjimi në Prishtinë ‘dënohet’ duke marrë liberalizimin e vizave, duke ngritur nivelin e bashkëpunimit me NATO-n dhe duket se do të anëtarësohet edhe në Këshillin e Evropës”, thuhet në reagim.

Lista Serbe, të hënën e 8 prillit, ka njoftuar se do të bojkotojë procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të, Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahet më 21 prill.

Nga ana tjetër, ambasadori gjerman, Rohde në një deklarim për Telegrafin ka thënë se dorëheqja e anëtarëve të Listës Serbe nga komisionet komunale në veri, është presion ndaj qytetarëve në veri.

Bojkotimi nga Lista Serbe për shkarkimin e kryetarëve, Rohde: Rast i qartë i presionit ndaj qytetarëve në veri

Gjithashtu, në një përgjigje për Dukagjinin, Ambasada Amerikane ka thënë se “Na vjen keq për deklaratën e Listës Serbe se ata do të tërhiqen nga pjesëmarrja në votimin për shkarkimin e kryetarëve”.

Lista Serbe bojkoton shkarkimin e kryetarëve ne veri, reagon ambasada amerikane

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika