Lista Serbe: Sulmi në veri, i qëllimshëm për ta arsyetuar prezencën e forcave speciale

Lista Serbe ka dënuar sulmin në veri të Mitrovicës, duke pretenduar se është bërë qëllimisht për të justifikuar praninë e forcave speciale të armatosura në veri të Kosovës

Lista Serbe

Lista Serbe reagoi pas sulmit me shok-bombë mesnatën e hënës, duke pretenduar se sulmi është bërë me qëllim për ta arsyetuar praninë e shtuar të forcave speciale të armatosura serbët në veri të Kosovës.

“Jemi të bindur se kjo është bërë qëllimisht për të arsyetuar praninë e shtuar të forcave speciale të armatosura dhe automjeteve të blinduara që mbrëmë pas këtij incidenti kanë qenë në rrugët e Mitrovicës së Kosovës dhe kanë frikësuar qytetarët tanë”, ka deklaruar Lista Serbe.

Në një reagim të postuar në rrjetin social Facebook, partia serbe ka thënë se shok-bomba është hedhur në një zonë që prej javësh është nën kontrollin e plotë të njësive speciale të Kosovës.

“Njoftojmë opinionin se edhe në rastin e gjoja zbulimit të armëve në automjet dhe bombave të supozuara të hedhura në godinën e komunës, është interesant fakti se kjo bombë shokuese është hedhur edhe në zonën që prej javësh nën kontroll të plotë të njësive speciale të oborrit”, thuhet në reagim.

Lista Serbe vazhdon t’i kundërshtojë politikat e Qeverisë së Kosovës, e drejtuar nga Albin Kurti, duke i akuzuar ata për ngacmim të popullit serb dhe arrestime të pabaza.

“Hedhja e fishekzjarrëve apo mjeteve të ngjashme piroteknike nuk është krim në vetvete, por ajo që na shqetëson është se falsifikimi i incidenteve të tilla synon të krijojë alibi për praninë e forcave speciale të Kurtit në mjediset serbe dhe represionin e vazhdueshëm ndaj popullit tonë, si dhe arrestime të pabaza”, thuhet tutje në reagim.

Në këtë kontekst, ata kanë ripërsëritur kërkesën për forcimin e pranisë së forcave ndërkombëtare, si KFOR dhe EULEX, në Mitrovicë dhe zonat tjera të veriut, “me qëllim parandalimin e incidenteve të tilla të sajuara dhe për të garantuar sigurinë e komunitetit serb”.

Të hënën në mëngjes, Policia e Kosovës ka konfirmuar se pas mesnatës të së dielës ka ndodhur një shpërthim në “Tre Rrokaqiejt” në veri të Mitrovicës.

Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani.

Nuk raportohet për të lënduar dhe dëme materiale.

Ai ka thënë se me të dëgjuar shpërthimin, njësitet policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes, por që nuk dihet se a ishte shok-bombë, mjet piroteknik apo granatë dore.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika