Shpërthim në veri, s’ka dëme

Policia e Kosovës ka konfirmuar se pas mesnatës të së dielës ka pasur një shpërthim te "Tre Rrokaqiejt" në Mitrovicën e Veriut, por nuk ka pasur të lënduar

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka konfirmuar se pas mesnatës të së dielës ka pasur një shpërthim te “Tre Rrokaqiejt” në veriun e Mitrovicës.

Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani.

Nuk raportohet për të lënduar dhe dëme materiale.

Ai ka thënë se me të dëgjuar shpërthimin, njësitet policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes, por që nuk dihet se a ishte shok-bombë, mjet piroteknik apo granatë dore.

“Ka pasur një detonim të fuqishëm dhe deri më tani nuk kemi informacione se për çfarë mjeti shpërthyes bëhet fjalë. Kemi shkuar në vend të ngjarjes, nuk e dimë se cka ishte, mjet piroteknik, shok-bombë apo granatë dore”, ka thënë Elshani.

Ndryshe, shpërthimet e tilla janë bërë të shpeshta kohëve të fundit.

Tensionet në veri nisën më 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, të Zubin Potokut dhe të Leposaviqit, hynë në ndërtesat komunale nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

Serbët kundërshtuan këtë dhe që atëherë po zhvillojnë protesta duke kërkuar tërheqjen e kryetarëve të rinj dhe të njësive speciale policore.

Bashkësia ndërkombëtare i ka paraqitur Kurtit tri kërkesa kryesore: qetësimin e situatës në veri, mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore dhe rikthimin në dialogun për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Ndërkaq, nga Beogradi është kërkuar që të sigurojë që serbët të marrin pjesë pa kushte në zgjedhjet eventuale lokale.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika