‘Loja në TikTok’ dyshohet se nxiti tri nxënëset në Gjakovë të lëndojnë veten në duar

Tri nxënëse në Gjakovë, të klasave gjashtë deri nëntë, dyshohet se e kanë lënduar vetën pas ndjekjes së një videoje në TikTok, ndërsa Policia e Kosovës ka nisur një hetim për "shtytje në vetëvrasje"

Ilustrim (BBC)

Tri nxënëse të klasave gjashtë deri nëntë në Gjakovë dyshohet se e kanë lënduar vetën në duar me mjete të mprehta, të nxitura nga një video (lojë) në rrjetin social, TikTok.

Sipas drejtoreshës së Arsimit në Gjakovë, Eranda Kumanova- Baçi, dyshohet se dy nga nxënëset e lënduan veten shumë më parë këtë vit, ndërsa nxënësja e tretë e ka lënduar veten në muajin shtator.

Kumanova- Baçi ka thënë se nxënëset janë mirë me shëndet, ndërsa rastet janë raportuar edhe në Policinë e Kosovës më 7 tetor dhe janë duke u trajtuar edhe nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka raportuar Kallxo.com.

Policia e Kosovës tashmë ka nisur një hetim mbi rastin duke e iniciuar si “shtytje në vetëvrasje”.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika