Lufta në Gaza është krizë që tejkalon emergjencën
Suksesi i president-it Bajden (Biden) për presionin qe ia bëri Izraelit dhe Egjiptit për ta lejuar ndihmën humanitare në kalimin e Rafah, si dhe premtimi i Rishi Sunak për ta mbështetur shpërndarjen e tij, janë të mirëseardhura, mirëpo vëllimi i premtuar është më i ulët se çka nevojitet. Njëzet kamionë në ditë do lejohen të […]
Suksesi i president-it Bajden (Biden) për presionin qe ia bëri Izraelit dhe Egjiptit për ta lejuar ndihmën humanitare në kalimin e Rafah, si dhe premtimi i Rishi Sunak për ta mbështetur shpërndarjen e tij, janë të mirëseardhura, mirëpo vëllimi i premtuar është më i ulët se çka nevojitet. Njëzet kamionë në ditë do lejohen të hyjnë, shumë më pak se 450 në ditë që hynë në Gaza para kësaj lufte të fundit, kur kushtet ishin një katastrofë humanitare, dhe 100 që Organizata e Kombeve te Bashkuara (OKB) thotë se janë thelbësore.
Organizata jo-qeveritare, agjencitë ndihmëse dhe aktorët kanë qenë duke u përpjekur ta zgjonin botën për krizën e ashpër ne Gaza, vite para mizorive te Hamasit të 7 Tetorit. Ky brez i vogël, i mbipopulluar ka qenë një ferr për shekuj.
OKB-ja (Organizata e Shteteve te Bashkuara) shkroi një raport ne vitin 2012 në të cilin arriti në përfundim që Gaza do te ishte e ‘pabanueshme’ deri ne vitin 2020, pa pasur asnjë përmirësim në kushtet bazike. Sfidat e jetës se përditshme atje, nën një bllokadë izrealito-egjiptiane 16-vjeçare, dhe 56 vite te okupimit Izraelit, janë te mëdha.
Kur Izraeli reagoi ndaj vrasjeve brutale te Hamas-it të 1400 izraeliteve, filloi luftën e tij të gjashtë madhështore kundër Gazës që nga viti 2005. Shumica dërrmuese e 2.3 milionë palestinezëve në Gaza janë civilë, të cilët nuk kanë pasur asnjë përfshirje në luftime, asnjë aftësi për të qenë prezent në ngjarje, dhe asnjë rrugëdalje. Shumica janë fëmijë. Ata ishin pothuajse te varfëruar, me një shkallë të madhe të papunësisë, dhe ndihmës së varësisë. Shumica ishin te traumatizuar, dhe tashmë do bëhen ende me tepër: më shume se një milionë janë zhvendosur nga bombardimet, e shumë të tjerë nuk kishin vende për të ikur.
Miqtë palestinezë treguan qe familjet bëheshin bashke ne një dhomë qe te vdisnin së bashku.
Rrethimi i Gazës nga Izraeli është një dënim kolektiv ndaj një popullsie civile, për të cilën ekspertët thonë se është një krim lufte në ligjin ndërkombëtar. Edhe para se të fillonte, uji në Gaza ishte i papërshtatshëm për kafshë, e lëre më për konsum njerëzor. Izraeli, sipas OKB-së (Organizata e Kombeve te Bashkuara), kane bombarduar tashmë edhe objektet e ujit, dhe palestinezeve po u mungon uji dhe ushqimi. Termocentrali kryesor i Gazës duhej te mbyllej, qe do të thotë se spitalet nuk kanë energji. Doktorët raportojnë se duhet t’i kryejnë operacionet ne errësirë, dhe se nuk munden t’i sterilizojnë pajisjet mjekësore.
Xhuliet Toma (Juliette Touma) zëdhënësja e AKBNP (Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët), agjencia e OKB-së përgjegjëse për refugjatët palestinezë, e përmblodhi në një mënyrë te frikshme me 18 Tetor: “Koha po kalon për njerëzit ne Gaza.” Kur të ikë, ata do vdesin. Tashmë, ata po detyrohen te pinë ujin më të ndotur, disa edhe ujin e detit. Imagjinoni mundësinë e vdekjes nga etja. A mund të ketë ndonjë mënyrë më të keqe për te vdekur?
Mund te duhet një kohë e gjatë derisa të përcaktohet shtrirja e plotë e shkatërrimit, njerëzorë dhe fizik. Mund të imagjinohet vetëm sa kohë do të zgjasë çdo rindërtim, veçanërisht nëse bllokada vazhdon dhe Gaza nuk lejohet të jetë e lirë.
Rindërtimet nga bombardimet e më hershme te Izraelit nuk kanë filluar ende – kjo fazë e fundit e shkatërrimit do te zgjasë me vite, ose edhe dekada, për t’u riparuar.
Agjencitë humanitare me punëtor ne terren u është dashur të përballen me sfidën dërrmuese te situatës, por edhe me stafin i cili po duron një stres shume te madh. Disa janë vrare, kanë humbur të dashurit e tyre, ose janë zhvendosur. Shumicën e ditëve, ata nga ne me miqtë dhe kolegët ne Gaza presin mesazhe për te ditur se a janë ende gjallë. Shumica nuk munden as t’i mbushin celularët e tyre për shkak të mungesës së energjisë.
E vetmja mënyrë për ta shtyrë këtë katastrofë humanitare është një armëpushim nga heqja e rrethimit. Çdo gjë me pak se kjo nuk është e mjaftueshme.
Si mund te ndihmoje komuniteti ndërkombëtar? Një armëpushim është jetik, edhe nëse është vonë. Ndihmat nuk mund të shpërndahen gjatë bombardimeve. Rrethimi, i cili nuk duhet të ishte vendosur kurrë, duhet të hiqet. Humanitari i plotë dhe i sigurt mund të kalojë përmes vendkalimit Rafah midis Egjiptit dhe Gazës, por duhet të përdoret edhe kalimi me Izraelin, i cili është vendi ku hynin furnizimet përpara këtij sulmi të fundit.
Si përfundim, me kaq mijëra civilë që kanë humbur jetën, e vetmja mënyrë për t’i nderuar ata është që të sigurohemi që kjo mos te ndodhë më kurrë. Kur një armëpushim sigurohet, një marrëveshje e qëndrueshme që sjell liri, siguri dhe dinjitet për të dy popujt është jetike.
Korrigjim: Ky artikull është korrigjuar për të pasqyruar raportet e përditësuara të OKB-së se 450 kamionë hynë në Gaza çdo ditë përpara konfliktit, në vend të shifrës së deklaruar më parë prej 100.
(Ky tekst është përkthyer nga Dorentina Selimi për Portalin Dukagjini)














