Lufta në Ukrainë: Afër 700 ditë sfidë dhe rezistencë

Pas afërsisht 700 ditëve të luftës në Ukrainë, konflikti vazhdon të krijojë pasiguri dhe sfida për popullin ukrainas dhe rajonin në përgjithësi

© Meysam Azarneshin /Adobe Stock

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës vazhdon edhe në dimrin e tretë, ku skenarët për rezultatin e saj mbeten të paqartë.

Asnjëra palë nuk ka arritur përfitime territoriale të konsiderueshme për më shumë se një vit, dhe ka shumë debate mbi atë se nëse konflikti ka pësuar një ngërç, kush është përgjegjës për mungesën e përparimit të shpejtë të Ukrainës në kthimin e territorit të humbur.

Luftimet mbeten të paqëndrueshme, dhe një shembull i kësaj është humbja e flotës ukrainase në Detin e Zi në vitin 2023.

Lufta duket të jetë më shumë një “sfidë politike”.

Forcat ruse kanë dështuar të fitojnë terren të rëndësishëm që nga vera e vitit 2022, duke e bërë presidentin Vladimir Putin të vërë një bast mbi lodhjen perëndimore.

Vladimir Putin, president i Rusisë.

Dërgesat e armëve në Ukrainë janë ngadalësuar, ndërsa Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) diskuton dhe vonon ndarjen e ndihmës së ardhshme. SHBA-të, bashkë me Berlinin, kanë pezulluar ofrimin e sistemeve kryesore të armëve, duke përfshirë raketat me rreze të gjatë që do të mundësonin sulme më larg nga fronti, duke përfshirë Krimenë e pushtuar.

Ndërsa, Ukraina dhe mbështetësit e saj besojnë se ndihma perëndimore është e kufizuar me qëllim që Ukraina të mos humbasë dhe të mos fitojë shpejt, ndërsa rëndësia e ndihmës së SHBA-ve për Ukrainën reflekton interesat kritike të vetë SHBA-së.

Duke u kthyer te lufta aktuale, ndërkohë që kundërsulmi i Kievit ka ndaluar dhe Kongresi Amerikan vonon mbështetjen ushtarake, disa analistë parashikojnë një fatkeqësi të mundshme për Ukrainën.

Ndërkaq, Putin mund të konsiderojë mundësinë e ndikimit në zgjedhjet amerikane në nëntor 2024.

Nëse ish-presidenti Donald Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, ndihma ushtarake për Ukrainën mund të zvogëlohet, sanksionet kundër Rusisë mund të hiqen shpejt dhe Kievi mund të përballet me presione më të mëdha nga Moska për të dorëzuar një pjesë të territorit dhe popullsisë së saj, konsiderojnë analistët.

Njerëzit grumbullohen nën një urë të shkatërruar ndërsa përpiqen të ikin përtej lumit Irpin në periferi të Kievit. Emilio Morenatti/AP

Me këtë fushatë të paqartë dhe ndihmën ushtarake të ngadalshme nga SHBA-ja, argumentohet se mbështetja për Ukrainën është e domosdoshme, jo vetëm për të mbrojtur Ukrainën, por gjithashtu për t’i ruajtur interesat kritike të Shteteve të Bashkuara.

Një fitore ruse në Ukrainë mund të sjellë pasojat më të rënda dhe një kthesë në politikën globale, ndërsa për vetë vendet perëndimore do të konsiderohej një humbje e thellë.

Ndërkohë, thirrjet për një fund të negociuar të luftës bëhen më të forta, edhe pse ka sfida në kuptimin e negociatave me një Rusi të vendosur për të kontrolluar territor dhe resurse strategjike.

24 shkurt 2022, Putin shpall një “operacion special ushtarak”

Një foto e siguruar nga zyra e Presidentit të Ukrainës duket se tregon një shpërthim në Kiev. Pati shpërthime në një numër qytetesh ndërsa pushtimi rus filloi para agimit/ Zyra e Presidentit të Ukrainës

Nisja e luftës më 24 shkurt 2022 nga presidenti rus, Vladimir Putin, me shpalljen e një “operacion special ushtarak” për të “çmilitarizuar” dhe “denazifikuar” Ukrainën, ka shënuar një periudhë të gjatë të tensioneve dhe luftës.

Në ditët e para të konfliktit, Ukraina ka treguar vendosmëri për t’i kundërshtuar sulmet ruse, edhe pse Putin kërcënoi me pasojat e panjohura për të gjithë ata që do të ndërhynin. Shpërthimet e para dhe shkëmbimet midis trupave ukrainase dhe ruse u bënë simbole të vendosmërisë së popullit ukrainas.

12 nëntor 2022, skenat e çlirimit të Khersonit

Kherson feston çlirimin.

Pas tetë muajsh pushtimi brutal rus, Ukraina shpalli më 24 nëntor 2022, çlirimin e qytetit jugor Kherson, duke shkaktuar një valë gëzimi nga banorët dhe një humbje të rëndë për forcat ruse, të cilat u tërhoqën nga bregu perëndimor i lumit Dnipro.

21 dhjetor 2022, Zelensky në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidenti amerikan Joe Biden takohen në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë. Brendan Smialowski/AFP/Getty Images

Më 21 dhjetor 2022, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kreu një vizitë historike në Shtëpinë e Bardhë, ku u takua me presidentin e SHBA-ve, Joe Biden dhe pati një adresim para Kongresit Amerikan. Ky moment shënoi një angazhim të fortë nga SHBA në mbështetjen e Ukrainës, duke dërguar ndihma shtesë dhe sisteme mbrojtjeje ajrore Patriot.

Me 11 dhjetor 2023, presidenti ukrainas sërish viziton SHBA-në.

25 janar 2023, Gjermania miraton dërgimin e tankeve Leopard në Ukrainë

Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius, djathtas, ulet në një tank Leopard 2 në kazermat fushore në Gjermani.

Më 25 janar 2023, Gjermania miratoi dërgimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë, ndërsa SHBA njoftoi dërgimin e tankeve M1 Abrams. Këto masa u vlerësuan si një përparim i rëndësishëm në mbështetjen ushtarake të Perëndimit për Ukrainën.

20 shkurt 2023, Biden viziton Kievin

Presidenti Biden dhe presidenti Zelensky vizitojnë Manastirin e Shën Michael’s Golden-Domed, mes sulmit rus ndaj Ukrainës, në Kiev. Gleb Garanich/Reuters

Në datën 20 shkurt 2023, presidenti Biden bëri një vizitë të befasishme në Kiev, e para e tij nga pushtimi i Rusisë. Duke shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën, kjo vizitë simbolizoi një njohje të qartë të rezistencës dhe dëshirës së popullit ukrainas për liri dhe pavarësi.

Lufta vazhdon të shënojë një kapitull të gjatë dhe të sfidueshëm në historinë e Ukrainës, duke rënduar mbi popullin dhe duke sjellë ndryshime thelbësore në rajon dhe në skenën ndërkombëtare.

Më shumë se 10 mijë civilë të vrarë

Më shumë se 10,000 civilë janë vrarë në Ukrainë që nga invazioni i Rusisë, thonë Kombet e Bashkuara, ku rreth gjysma e vdekjeve kanë ndodhur prapa vijës së frontit.

Numri aktual pritet të jetë “dukshëm më i lartë” se shifra zyrtare pasi puna konfirmuese është duke vazhduar, ka thënë Misioni i Monitorimit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së në Ukrainë.

Më shumë se 560 fëmijë janë vrarë dhe më shumë se 18,500 njerëz janë plagosur që nga fillimi i konfliktit më 24 shkurt 2022, tha misioni, i cili ka monitoruar në të gjithë vendin.

Sipas OKB-së, shumica dërrmuese e vdekjeve janë shkaktuar nga armë shpërthyese me ndikim në një zonë të gjerë, të tilla si predha, raketa dhe municione thërrmuese.

Në fillim të muajit dhjetor, të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian(BE), përveç Hungarisë, ranë dakord t’i fillonin bisedimet e pranimit të Ukrainën në union. Budapesti nga ana tjetër bllokoi një buxhet të ri të BE-së që ofronte ndihmë për Ukrainën.

Protestuesit me maska që përshkruajnë presidentin rus Vladimir Putin dhe komisioneren ruse për të drejtat e fëmijëve Maria Lvova-Belova pozojnë me një model bombë nën pemën e Krishtlindjes gjatë një proteste pro-ukrainase në sheshin Venceslas në Pragë, Republika Çeke, më 10 dhjetor. [Michal Cizek /AFP]

Ukraina e mbyll vitin e zhgënjyer nga ngërçi me Rusinë dhe në ankth për ndihmën nga aleatët

Viti 2023 filloi me shpresa të mëdha për trupat ukrainase që planifikonin një kundërofensivë kundër Rusisë. Por, po përfundon me zhgënjim në fushën e betejës dhe ankth për të ardhmen e ndihmës perëndimore për përpjekjet luftarake të Ukrainës.

Wagner “kundër” Rusisë

Gjatë vitit 2023 pati një “rebelim” jetëshkurtër në Rusi, një shembje dige në Ukrainë dhe derdhje e shumë gjaku në të dyja anët e konfliktit.

Kreu i grupit mercenar rus “Wagner”, Yevgeny Prigozhin ishte zotuar të “shkojë deri në fund” për të rrëzuar udhëheqjen ushtarake të Rusisë, disa orë pasi Kremlini e akuzoi atë për “rebelim të armatosur”.

Më 24 qershor, ai kishte mësyrë Kremlinin.

Prigozhin kishte thënë se luftëtarët e tij të “Wagner” kishin kaluar kufirin nga Ukraina në Rusi, duke hyrë në qytetin e Rostov-on-Don, gjersa theksoi se njerëzit e tij do të shkatërronin këdo që do t’i pengonte në rrugën e tyre drejt Moskës.

Guvernatori lokal i Rostov-on-Don-it u kishte bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë dhe të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre.

Ani pse “përparoi” shumë shpejt në drejtim të Moskës, Prigozhin ishte tërhequr nga qëllimi i tij, duke arritur një marrëveshje tërheqjeje me autoritetet ruse të ndërmjetësuar nga presidenti i Bjellorusisë që ai dhe ushtarët e tij të mos shpallen tradhtarë të atdheut dhe t’iu hapet një korridor që të kalojnë në Bjellorusi.

Por, kjo ishte fatale për të. Prigozhin pak muaj më pas do të vdesë së bashku me shumicën e ekimit menaxhues të “Wagner”, në një “aksident” ajror në territorin rus.

Një hetim ka nisur për shkakun e përplasjes në rajonin Tver.

Lufta vazhdon

Njëzet e dy muaj qëkur Rusia invadoi ushtarakisht fqinjin e saj, ajo ka rreth një të pestën e Ukrainës në kontrollin e saj, ndërsa vija e frontit prej rreth 1000 km (620 milje) mezi ka lëvizur këtë vit.

Ndërkohë, larg fushëbetejës, në vendet perëndimore që kanë përkrahur luftën e Ukrainës kundër kundërshtarit të saj shumë më të madh, diskutimet politike për miliarda ndihma financiare janë gjithnjë e më të tendosura.

Presidenti rus, Vladimir Putin, po luan një lojë pritjeje dy vjet pas një lufte që ka rezultuar të jetë e kushtueshme për Kremlinin. Ai po vë bast se mbështetja e Perëndimit do të shkërmoqet gradualisht, e copëtuar nga përçarjet politike, e gërryer nga lodhja e luftës dhe e shpërqendruar nga kërkesat e tjera, si kërcënimi i Kinës ndaj Tajvanit dhe lufta e Izraelit ndaj Gazës.

Sanksionet perëndimore janë therëse, por nuk e gjymtojnë ekonominë ruse. Forcat ruse po diktojnë ende shumë nga ajo që ndodh në fushën e betejës, ku linjat e saj mbrojtëse përmbajnë fusha të minuara deri në 20 km (12 milje) që kanë penguar kryesisht kundërofensivën disamujore të Ukrainës.

Bakhmut më 27 shkurt 2023/Foto AFP

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika