Manxhuka: Kemi qenë të bindur se do të prishen shumë interesa

Zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila e dënoi atë me një vit e gjashtë muaj burgim për veprën “nxitje e përçarjes”.

Manxhuka ka theksuar se ndikimi i Serbisë në veri është dobësuar dhe se, sipas tij, strukturat kriminale atje janë çmontuar gjatë mandatit të qeverisë aktuale.

“Ndikimi i Serbisë në veri, bandat kriminale atje janë shpartalluar. Ajo që jo që nuk u bë, por që u stimulua për mbi 20 vjet, u luftua dhe u çmontua për vetëm një mandat”.

Ai ka shtuar se kanë qenë të vetëdijshëm për prishjen e interesave të caktuara.

“Natyrisht, kemi qenë të bindur që do të prishen shumë interesa. Por, jemi ballhapur, pjesa që nisi të cilësohej ‘Dhuratë e Rankoviqit’ po merr jetë si kurrë më parë si mrekulli e bukuri e Republikës së Kosovës. Përpara. Vazhdojmë”, ka shkruar Manxhuka.

Pas lirimit nga paraburgimi të Dejan Pantiq, i cili në dhjetor 2022 dyshohej për përfshirje në një rast të veprës terroriste, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, kishte shpërndarë në atë kohë një citat “tradhtarët, plumbin e kanë hak”.

Ndërkohë, Manxhuka, kishte reaguar duke e cilësuar lirimin si “akt tradhtie”.

Azemi: Turp atyre që lirojnë kriminelët serbë e na dënojnë neve për reagim

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika