“Marre, marre”, protestuesit brohorasin përballë Qeverisë duke kërkuar siguri për gratë
Nën thirrjet “Dorëheqja nuk mjafton”, “Polici i keni duart me gjak”, ka nisur protesta në Prishtinë, në lidhje me vrasjen e gruas shtatzënë e cila dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj me tri plumba. E protestuesit kanë marshuar nëpër qendër të Prishtinës, e ku kanë arritur përballë Qeverisë së Kosovës ku kanë brohoritur […]
Nën thirrjet “Dorëheqja nuk mjafton”, “Polici i keni duart me gjak”, ka nisur protesta në Prishtinë, në lidhje me vrasjen e gruas shtatzënë e cila dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj me tri plumba.
E protestuesit kanë marshuar nëpër qendër të Prishtinës, e ku kanë arritur përballë Qeverisë së Kosovës ku kanë brohoritur “marre, marre”.
Aty shihen protestuesit me pankarta që kërkojnë siguri për gratë në hapësira publike e private.
Gjithashtu protestuesit kanë përmendur emrat e vajzave dhe grave të vrara nga burrat.

Fillon protesta e qytetarëve: “Dorëheqja nuk mjafton”, “Polici i keni duart me gjak”















