Materiale më të klasifikuara janë gjetur në shtëpinë e Joe Biden

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se pesë faqe shtesë me materiale të klasifikuara janë gjetur në shtëpinë e familjes së Joe Biden në Delaware

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden

Pesë faqe të tjera materiale të klasifikuara janë gjetur në shtëpinë e familjes së presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në Delaware, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Avokati i Biden, Richard Sauber, ka thënë se ai ka zbuluar dokumentet shtesë të enjten, të cilat iu dorëzuan menjëherë Departamentit të Drejtësisë.

Po ashtu, avokatët e Biden kanë thënë se dokumentet kanë të bëjnë me kohën e tij si zëvendëspresident i Barack Obamës.

Zbulimi i dokumenteve gjatë gjithë hetimit, është quajtur një siklet politik për Biden, pasi vjen gjatë një hetimi në vazhdim për keqpërdorimin e supozuar të dosjeve të klasifikuara nga vetë ish-presidenti Donald Trump.

Një dokument me shenja të klasifikuara ishte gjetur tashmë në garazhin e shtëpisë së familjes së zotit Biden në Delaware këtë javë, ku ai mban makinën e tij sportive Chevrolet Corvette të viteve 1960.

Por tani, Shtëpia e Bardhë ka thënë se pesë faqe të tjera dokumentesh të klasifikuara u gjetën në rezidencën e Biden, të enjten në mbrëmje.

Në një deklaratë të shpërndarë në Twitter, Sauber ka thënë se avokatët e presidentit nuk kishin leje sigurie, dhe për këtë arsye, ndaluan kërkimin në zonën e menjëhershme ku u gjet faqja e parë e materialit të klasifikuar të mërkurën.

Por Sauber, i cili ka leje sigurie, ka deklaruar se ai u kthye në shtëpinë e Biden në Delaware të enjten në mbrëmje, për t’i bërë gati dokumentet për t’ia dorëzuar Departamentit të Drejtësisë.

Kjo ishte kur Sauber gjeti materialin shtesë të klasifikuar.

“Ndërsa po ia transferoja atë zyrtarëve të DD-së [Departamenti i Drejtësisë] që më shoqëruan, pesë faqe shtesë me shenja klasifikimi u zbuluan midis materialit me të, për një total prej gjashtë faqesh”, ka thënë  Sauber.

Ai ka shtuar se Shtëpia e Bardhë do të bashkëpunojë me këshilltarin e posaçëm të sapoemëruar.

Gjashtë faqet e gjetura në shtëpinë e Biden këtë javë, janë si shtesë e dokumenteve të gjetura në garazhin e zotit Biden në dhjetor, dhe në zyrat e tij të mëparshme në Qendrën Penn Biden në nëntor.

Të premten, CBS News raportoi se rreth 10 dokumente të zbuluara në Qendrën Penn Biden, dhe të shënuara si të klasifikuara, përfshinin materiale tepër sekrete.

Ekzistojnë tri nivele bazë të klasifikimit të SHBA-së: konfidencial, sekret dhe sekret i lartë. Një rrjedhje e informacionit tepër sekret mund të shkaktojë “dëm jashtëzakonisht të rëndë”.

Republikanët po i bëjnë thirrje Shtëpisë së Bardhë t’i publikojë regjistrat e vizitorëve të shtëpive të zotit Biden, por Shtëpia e Bardhë ka refuzuar të thotë nëse një informacion i tillë do të zbulohet.

Gjatë kohës së tij në detyrë, Biden ka kaluar gati 200 ditë – ose më shumë se një të katërtën e presidencës së tij – në shtetin e tij të lindjes, Delaware, sipas një raporti të Associated Press, duke përfshirë një qëndrim në Wilmington këtë fundjavë.

Trump është gjithashtu nën hetim nga Departamenti i Drejtësisë, pasi ai mbajti më shumë se 300 dosje të klasifikuara – duke përfshirë disa sekrete të shënuara dhe top sekret – në pronën e tij në Mar-a-Lago në Florida.

Disa prej tyre u kapën nga agjentët e FBI-së, duke ekzekutuar një urdhër kërkimi gushtin e kaluar.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika