Deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen këtë të premte për të diskutuar të vetmen pikë të rendit të ditës, shqyrtimi i projekt-rezolutës për tri vjet qeverisje.

Sipas njoftimit të zyrës për informim të Kuvendit, seanca do të nisë nga ora 13:00.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës, në seancën e së enjtes, ka miratuar, pos tjerash, edhe Projektligjin për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.

Kusari – Lila: S’ka kërkesë zyrtare për shpërndarjen e Kuvendit

Ndërsa, shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari – Lila, ka bërë të ditur se deri tani nuk ka pasur asnjë kërkesë zyrtare nga partitë opozitare për shpërndarjen e Kuvendit.

Ndërsa, sipas saj, propozimi i AAK-së për rrëzimin e qeverisë nuk e ka mbështetjen e tyre.

Kuvendi miraton dy marrëveshje ndërkombëtare