Mbretëria e Bashkuar s’do të dërgojë avionë luftarakë në Ukrainë nëse ka rrezik për sigurinë britanike

Zyra e Kryeministrit të Britanisë, ka bërë të ditur se nuk kanë marrë akoma një vendim në lidhje me sigurimin e avionëve luftarakë në Ukrainë, pasi janë duke e shqyrtuar me kujdes këtë vendim sepse “janë të vetëdijshëm për rreziqet e mundshme përshkallëzuese”

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe kryeministri i Britanisë, Rishi Sunak takohen me trupat ukrainas që po trajnohen për të komanduar tanket Challenger 2, në Anglinë jugperëndimore më 8 shkurt 2023. Foto AFP nëpërmjet Getty Images

Mbretëria e Bashkuar nuk do të dërgojë avionë luftarakë në Ukrainë nëse ekziston një rrezik për sigurinë britanike, kështu ka bërë të ditur qeveria britanike.

“Mbretëria e Bashkuar ka një numër të konsiderueshëm tajfunësh dhe F-35. Sigurisht që ne kurrë nuk do të bënim asgjë që do të rrezikonte sigurinë e Mbretërisë së Bashkuar”, ka thënë zëdhënësi i kryeministrit britanik, Rishi Sunak.

Ai ka shtuar se Mbretëria e Bashkuar do të punonte me partnerët ndërkombëtarë për të “përpunuar se si ne mund të furnizonim (Ukrainë) me kapacitete të standardeve të NATO-s”.

Mbretëria e Bashkuar ka shumë vëmendje në “rreziqet e mundshme të shkallëzimit” pasi ka konsideruar dërgimin e avionëve luftarakë në Ukrainë, ka thënë Zyra e Kryeministrit britanik.

Kur u pyet në lidhje me shqetësimet e disa aleatëve perëndimorë se furnizimi me avionë mund të rrezikonte të tërhiqte NATO-n në konflikt, zëdhënësi i kryeministrit britanik, ka thënë se akoma nuk kanë marr një vendim në lidhje me sigurimin e avionëve.

“Së pari ne nuk kemi marrë një vendim në lidhje me sigurimin e avionëve, ne jemi duke u trajnuar aktualisht. Mbretëria e Bashkuar është në procesin e sigurimit të tankeve Challenger dhe ne kemi ofruar gjithashtu aftësi me rreze më të gjatë. Ne i marrim këto vendime me kujdes dhe i bëjmë me mend. Ne jemi të vetëdijshëm për rreziqet e mundshme përshkallëzuese”, ka deklaruar ai, raporton The Guardian.

Po ashtu, zëdhënësi ka shtuar se qeveria britanike është e bindur se qasja që po marrin është mënyra më e mirë dhe më e shpejtë për të ndihmuar Ukrainën t’i japë fund kësaj lufte.

“Por, gjatë gjithë kësaj kohe kemi qenë të bindur se qasja që po marrim është mënyra më e mirë dhe më e shpejtë për të ndihmuar Ukrainën t’i japë fund kësaj lufte, e cila është padyshim në interesin e të gjithëve. Dhe është Rusia ajo që vazhdon të ndërmarrë veprime përshkallëzuese me bombardimet e tyre ndaj civilëve dhe të vazhdojë luftën e tyre të paligjshme në Ukrainë”, ka shtuar ai.

Ndërkaq, sipas tij, dërgimi i tajfuneve do të kërkonte leje nga Italia, Spanja dhe Gjermania, ndërsa F-35 do të kishte nevojë për marrëveshje nga SHBA-ja.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika