Më 2025 s’ka shkëmbime KEK-KESH, tepricat alokohen në ALPEX

Më 2025 nuk ka pasur shkëmbim të energjisë elektrike ndërmjet KEK-ut dhe KESH-it, respektivisht Kosovës dhe Shqipërisë. Edhe pse, zyrtarisht, marrëveshja mbetet në fuqi, tash e pesë muaj shkëmbimet janë ndërprerë. Derisa KEK-u i mbetet borxh KESH-it nga shkëmbimet e vitit të kaluar, sasitë e tepricave tani alokohen në Bursën Shqiptare të Energjisë, që njihet si ALPEX

Tash e pesë muaj Korporata Energjetike Kosovës dhe Korporata Elektroenergjitike e Shqipërisë nuk janë duke shkëmbyer energji elektrike.

Kjo përkundër që marrëveshja për këmbimin e tepricave të energjisë ndërmjet KEK-ut dhe KESH-it, varësisht kushteve atmosferike dhe kur njëra ose tjetra ka nevojë, e nënshkruar vite më parë, zyrtarisht, mbetet në fuqi.

Derisa deponimet e fundit u regjistruan në dhjetor 2024, ndërmarrja publike kosovare vitin e kaluar e mbylli me bilanc negativ nga shkëmbimet me homologët në Shqipëri.

“Viti 2024 është përmbyllur me 3,384 megavatë orë obligim i KEK ndaj KESH-it, Gjatë vitit 2025 nuk ka pasur shkëmbim në mes të KEK dhe KESH”, thuhet nga KEK-u.

Para kësaj ndërprerjeje, dimrin e fundit niveli i depozitave nga Shqipëria shënoi ulje krahasuar me atë paraprak, sipas të dhënave që KESH-i i ka dërguar televizionit Dukagjini.

“Në këtë stinë dimri, sasia e energjisë që KESH sh.a. ka depozituar në KEK sh.a. është 4,927 megavatë orë, ndërsa dimrin e kaluar sasia ka qenë 6,320 megavatë orë”, thuhet nga KESH.

Në krijimin e situatës së re kanë ndikuar angazhimet në Bursën Shqiptare e Energjisë – ALPEX, bashkëpronare të së cilës janë Shqipëria dhe Kosova.

“Prioritet i KEK-ut është kthimi i energjisë që është obligim i akumuluar, të gjitha kapacitetet e lira në dispozicion në linjën e transmetimit Kosovë – Shqipëri nga muaji Dhjetor 2024, i alokohen Bursës shqiptare të energjisë ALPEX, prandaj është e pamundur të planifikohet Deponimi i tepricave nga ana e KEK-ut”, thuhet nga KEK-u.

Ndikimi i ALPEX-it u konfirmua edhe nga Korporata Elektroenergjitike e Shqipërisë.

“Implementimi i ALPEX në Shqipëri dhe Kosovë ka rritur mundësitë e shoqërive për akomodim të energjisë elektrike në rast të tepricave ose sigurimin e furnizimit në rast mungese të energjisë elektrike. Gjithashtu, palët kanë shkëmbyer energji elektrike duke shfrytëzuar kapacitetet e interkoneksionit, të cilat lirohen nga Bursa ALPEX pas tregtimit të energjisë elektrike në intraday”, thuhet nga KESH.

Bazuar në marrëveshjen ndërmjet dy ndërmarrjeve publike, shkëmbimi bëhet sipas parimit megavat për megavat – ndërsa me tregtimin në bursë ndryshon varësisht momentit.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika