Me gjasë, takimi Kurti-Vuçiq mbahet të dielën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq janë ftuar nga BE-ja në një takim. Ky i fundit pritet të mbahet të dielën, një ditë para implementimit të fazës së dytë të vendimit të Qeverisë së Kosovës për dhënien e gjobave për bartësit e targave ilegale "KM"

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq





Një takim në Bruksel pritet të mbahet të dielën e 20 nëntorit në mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës.

“Me shumë gjasë nesër do të ketë një takim në Bruksel. Kur të konfirmohet, do të ju njoftojmë”, ka deklaruar ai.

Ndonëse agjenda nuk është bërë publike agjenda, takimi pritet të përqendrohet në uljen e tensioneve mes dy vendeve.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq janë ftuar nga BE-ja në një takim. Të hënën, parashihet që të hyjë në fuqi vendimi për gjobitje ndaj qytetarëve serbë që bartin targa ilegale në makinat me të cilat lëvizin në Kosovë dhe takimi parasheh evitimin e trazirave që mund të ndodhin më 21 nëntor, atëherë kur do të fillojë implementimi  i gjobave për qytetarët serbë që bartin targa ilegale.

“Ne i kemi ftuar të dyja palët me urgjencë në Bruksel për të gjetur zgjidhje evropiane, një zgjidhje evropiane për situatën aktuale, e cila është ndër më seriozet prej vitit 2013 dhe ky është qëllimi – që t’i kemi në Bruksel për të diskutuar me ta zgjidhjen. Shpresoj që do të mund të vijnë shumë shpejt, dhe do të diskutojnë, siç ka thënë edhe kryediplomati i BE-së, Josep Borell, para 21 nëntorit dhe jo më vonë”, ka theksuar Stano.

Qeveria e Kosovës ka nisur zbatimit të planit për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe, që nga një nëntori 1 këtij viti. Si rrjedhojë,  tensionet në mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur.

Faza e parë e planit për targa përfshiu qortimin e shoferëve që ngasin makina me targa të paligjshme. Ndërsa, faza  e dytë që pritet të nis nga e hëna e 21 nëntorit, parasheh gjoba prej 150 euro.

 

Ballina





Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika