Mehaj: SHBA përkrah anëtarësimin e Kosovës në NATO

Ministri i Mbrojtjes,, Mehaj, ka thënë se Kosova ka mbështetjen e SHBA-ve për antarësimin në NATO

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin iniciativën e Kosovës për t’u bërë anëtare e Partneritetit për Paqe, si hap drejt anëtarësimit në NATO.

Përmes një postimi në Facebook, Mehaj ka thënë se “edhe një herë ShBA, si ndër partnerët e ngushtë dhe të pazëvendësueshëm në të gjitha proceset zhvillimore të Republikës së Kosovës, përmes përkrahjes së shprehur haptazi nga zëdhënësi i misionit të ShBA-së në NATO, Jeffrey Adler, rreth iniciativës sonë për t’u bërë anëtar të programit të Partneritetit për Paqe, si hap iniciues drejt anëtarësimit në NATO, po e dëshmon se Kosova konsiderohet partner i besueshëm i ShBA-së”.

“Defender Europe ’23, bashkëzbarkimet si misione të përbashkëta, janë rruga jonë drejt qëllimeve tona përfundimtare, anëtarësimin në institucione evropiane dhe euroatlantike”, ka thënë Mehaj.

“Republika e Kosovës është e përgatitur për të thelluar partneritetin dhe aleancën tonë e cila shtrihet në shumë fusha, bazuar mbi vlerat e përbashkëta me ShBA-në, dhe është e përkushtuar në rrugën e saj të integrimit në NATO dhe Bashkimin Evropian”,  ka thënë ai.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj

Përmes një postimi tjetër në Facebook, Mehaj ka thënë se Ushtria e Republikës së Kosovës, vazhdon përgatitjet për “Defender Europe 2023”.

“Si gjithnjë të përkushtuar për validimin e dy regjimenteve. Të gjitha trajnimet zhvillohen sipas standardeve të vendeve të NATO-së”, ka shkruar Mehaj, duke postuar edhe një video nga përgatitjet e FSK-së.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte marrë mbështetje ajrore nga NATO më 24 mars të vitit 1999.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika