Murali i Nënës Terezë vendoset përballë Hotelit Grand pas ndalimit të punimeve te Ministria e Ekonomisë
Murali i Nënës Terezë është vendosur në fasadën e një ndërtese përballë Hotelit Grand, në sheshin e Prishtinës, pasi Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë, ndaloi punimet në objektin e Ministrisë së Ekonomisë.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, qëndroi gjatë ditës në shesh, ku kundërshtoi ndalimin e punimeve.
Ai deklaroi se murali do të vendosej edhe nëse do të kishte arrestime.
Policia paraqiti më pas një dokument, sipas të cilit kryeprokurori kishte urdhëruar ndërprerjen e punimeve. Pas paraqitjes së dokumentit, Rama dhe ekipi i kompanisë së angazhuar për vendosjen e muralit u larguan nga objekti i ministrisë.
Në shesh, Ramën e shoqëroi edhe drejtori për Shërbime Publike i Komunës së Prishtinës, Leotrim Retkoceri.















