Mes kundërshtimeve nga opozita, miratohet projektligji për KPK-në

Komisioni për Legjislacion të premten ka miratuar ndryshimet në Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, pavarësisht kundërshtimeve nga deputetët e opozitës

Mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.

Edhe pse u kundërshtua nga deputetët e opozitës, Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, në mbledhjen e mbajtur të premten, miratoi raportin me amendamente për projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Kryetari i Komisionit, Adnan Rrustemi, ka theksuar se ky projektligj është trajtuar me objektivitet maksimal dhe diskutim të hapur.

“E kemi përvetësuar modelin e zgjedhjes së gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese në Komision të posaçëm që përbën kuvendi me përbërje të përfaqësuesve të institucioneve të pavarura që do të kenë përgjegjësinë e selektimit të përzgjedhjes së rekomandimit të seancës së anëtarëve joprokurorë. E kemi trajtuar me objektivitet maksimal dhe me diskutim të hapur me secilin që ndërlidhet me këtë gjë. Mund të ketë dallime krejtësisht në nuanca mbi modelin e rregullimit, por që përpjekja ka qenë e sinqertë për të sjellë një raport me amandamente”, ka thënë Rrustemi.

Deputetët e LDK-së, AAK-së dhe PDK-së shprehën kundërshtimet e tyre, duke përmendur cenimin e rekomandimeve të Komisionit të Venecias dhe problemet e tjera që ata vlerësojnë se janë të pranishme në këtë projektligj.

Deputeti Selmanaj ishte kundër që të votohet ky projektligj, pasi sipas tij, ka shumë hapësirë të cenimit të rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

Për këtë i është kundërpërgjigjur deputeti Rrustemi.

“Mbi bazën e numrit të prokurorëve që ka Kosova, numri prej 19 anëtareve është shumë i lartë, rrjedhimisht përmes grupit punës si kuvend, si komision në raport me komisionin e Venecias jemi kthyer te numri 7”, ka thënë Rrustemi, transmeton EO.

Ndërsa, deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, ka theksuar se nuk e përkrah këtë projektligj dhe si PDK do ta shohin se a ka elemente për ta dërguar prapë në Gjykatën Kushtetuese.

Po ashtu, edhe deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ishte kundër votimit të këtij projektligji.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika