Mësimdhënësit e ShFMU “Pavarësia” paralajmërojnë protestë dyorëshe për shkak të dhunës nga nxënësit
Shoqata Sindikale e ShFMU “Pavarësia”, Këshilli Drejtues i Shkollës dhe Këshilli i Prindërve kanë njoftuar se të martën, më 10 shkurt 2026, duke filluar nga ora 08:00, të gjithë mësimdhënësit do të jenë të pranishëm në shkollë, por dy orët e para mësimore nuk do të zhvillohet mësim për shkak të një proteste. Sipas deklaratës […]
Shoqata Sindikale e ShFMU “Pavarësia”, Këshilli Drejtues i Shkollës dhe Këshilli i Prindërve kanë njoftuar se të martën, më 10 shkurt 2026, duke filluar nga ora 08:00, të gjithë mësimdhënësit do të jenë të pranishëm në shkollë, por dy orët e para mësimore nuk do të zhvillohet mësim për shkak të një proteste.
Sipas deklaratës së përbashkët për media, procesi mësimor do të vazhdojë normalisht pas përfundimit të protestës, nga ora e tretë, sipas orarit të rregullt. Ndërrimi i pasdites do ta zhvillojë procesin edukativo-arsimor pa ndërprerje.
Qëllimi i protestës është reagimi ndaj sjelljeve delikuente të nxënësve, përfshirë dhunën fizike, fyerjet, ofendimet dhe sharjet ndaj mësimdhënësve. Organizatorët theksojnë se këto veprime cenojnë rëndë autoritetin profesional, sigurinë dhe dinjitetin e mësimdhënësit, si dhe dëmtojnë mbarëvajtjen e procesit mësimor.
Në deklaratë thuhet se fenomeni nuk është i izoluar dhe po shfaqet në shumë shkolla, ndaj përmes kësaj proteste kërkohet angazhim serioz institucional dhe shoqëror për parandalimin dhe trajtimin e tij me përgjegjësi.
Mësimdhënësi filmohet derisa e godet një nxënës brenda shkollës ‘Pavarësia’ në Prishtinë















