Ministri francez: Sulm i qëllimshëm, autori tentoi të digjte makinën pas përplasjes

Ministri i Brendshëm i Francës, Laurent Nunez, ka dhënë një deklaratë për mediat lidhur me incidentin e ndodhur mëngjesin e sotëm.

Ai tha se rreth orës 08:40 të mëngjesit, një person ka drejtuar makinën me qëllim drejt disa kalimtarëve, mes tyre këmbësorë dhe çiklistë. Brenda 35 minutave, ai ka goditur pesë persona, ndërsa dy prej tyre janë në gjendje shumë të rëndë, përfshirë një grua 22-vjeçare.

Sipas ministrit, edhe disa persona të tjerë janë prekur psikologjikisht nga ajo që kanë parë në vendngjarje.

Nunez vlerësoi reagimin e shpejtë të forcave të emergjencës dhe policisë, të cilat arrestuan autorin, pavarësisht se ai rezistoi dhe tentoi t’i vinte zjarr makinës së tij. Autori ndodhet në paraburgim dhe ka refuzuar të flasë me hetuesit.

Ai nuk ishte i njohur më parë për shërbimet e inteligjencës franceze.

Në vendngjarje ndodhet edhe një përfaqësues i Prokurorisë Kombëtare Kundër Terrorizmit, por vetëm si vëzhgues, pasi hetimet aktualisht po zhvillohen nga autoritetet lokale.

Ministri shmangu t’i përgjigjej pyetjes nëse autori ka bërtitur ndonjë slogan gjatë sulmit, duke theksuar se kjo do të jetë pjesë e hetimeve për të përcaktuar motivin dhe nëse rasti do të trajtohet si akt terrorist./TheGuardian

Dy persona në gjendje rëndë pasi një makinë përplasi disa këmbësorë në ishullin francez

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika