Ministri i jashtëm polak, Rau takohet edhe me kryeministrin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim minstrin e jashtëm polak, Zbigniew Rau, i cili është edhe kryesues i OSBE-së. Ai në mëngjesin e së premtes është pritur edhe nga presidentja Osmani dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në takim me kryesuesin e OSBE-së, Zbigniew Rau

Të premten e 15 korrikut, pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, kryesuesi i OSBE-së dhe njëkohësisht ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë, Zbigniew Rau, është pritur në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Rau, gjithashtu, është takuar edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Rau, temë të diskutimit me liderët shtetërorë të Kosovës do ta ketë angazhimin e Polonisë në rajon si kryesuese e radhës e OSBE-së.

Ndryshe, në mëngjesin e së premtes, Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë, njëkohësisht edhe kryesues i OSBE-së.

Mediat janë lejuar të marrin pamje vetëm pak minuta, kurse takimi mes kryesuesit të OSBE-së, Zbigniew Rau, dhe presidentes Osmani është mbajtur me dyer të mbyllura.

Presidentja Vjosa Osmani pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika