Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, ka përfunduar takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Vengu pas takimit me Kurtin do të pritet me ceremoni ushtarake nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Në njoftimin për media është bërë e ditur se ceremonia zyrtare e pritjes, e shoqëruar me togun ceremonial të FSK-së, do të zhvillohet në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes, duke filluar nga ora 10:00.

Pirro Vengu është emëruar në pozitën e ministrit të Mbrojtjes në fund të korrikut, pas ndryshmive që bëri kryeministri Edi Rama në kabinetin qeveritar.

Në këtë pozitë, Vengu e ka zëvendësuar Niko Peleshin. Ministri aktual i Mbrojtjes së Shqipërisë ka mbajtur edhe poste të tjera të rëndësishme në Qeverinë Rama.

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë viziton Kosovën