Ministri Peci për personat e arrestuar për ryshfet: Mbetem i përkushtuar në luftën kundër krimit dhe korrupsionit

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar në lidhje me arrrestimin e dy të dyshuarve të cilët dyshohen se kanë pranuar një shumë të parave në emër të zyrtarëve të një ministrie të Kosovës, duke thënë se mbetet i përkushtuar në luftën kundër krimit dhe korrupsionit

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar për arrrestimin e dy të dyshuarve të cilët dyshohen se kanë pranuar një shumë të parave në emër të zyrtarëve të një ministrie të Kosovës, me premtimin se do të ushtrojnë ndikimin për futjen e dy aplikuesve për grante në listën e përfituesve në atë ministri.

Përmes një postimi, ministri Peci, ka thënë se “e përshëndes veprimin e ndërmarrë nga organet e rendit dhe drejtësisë gjatë ditës së sotme në luftimin e dukurive negative”.

Tutje ai ka thënë se mbetet i përkushtuar në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

“I falenderoj bujqit tanë për bashkëpunim dhe ndarje të informacioneve me ne dhe organet e rendit si dhe i inkurajojmë ata që edhe në të ardhmen t’i denoncojnë parregullsitë dhe tentativat e tilla negative”, ka shkruar tutje ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

Arrestohen dy persona që dyshohen se pranuan një shumë të parave në emër të zyrtarëve të një ministrie të Kosovës

 

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika