Ministria planifikon që ta rrisë numrin e anëtarëve në KPK nga 13 në 19 ose 21

Ministria e Drejtësisë po planifikon me ligjin e ri për Këshillin Prokurorial, të rris numrin e anëtarëve në këtë Këshill nga 13 në 19 ose 21. Më herët, në ligjin i cili u kontestua nga Gjykata Kushtetuese, ministria kishte planifikuar që ta ulte numrin e anëtarëve të KPK-së në shtatë anëtarë. Këto ndryshime, nga ministria thonë se po i bëjnë në mënyrë që t’i adresojnë vërejtjet e Kushtetueses

Ministria e Drejtësisë.

Përkundër aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, ministria e Drejtësisë nuk ka hequr dorë nga një prej reformave më të rëndësishme të saj.

Kështu, ministria po punon për të hartuar një ligj të ri për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

E përbërja, që ishte një prej elementeve kontestuese të Kushtetuesës, pritet të ndryshoj në mënyrë drastike.

Genc Nimoni, shef i kabinetit të ministres Haxhiu, tregon se do të ruhet balanci në Këshill, një element i kërkuar nga Kushtetuesja.

“Nëse shkojmë me këtë opsionin e rritjes, që është ndër opsionet më të përafërta që gjenë mbështetjen më të madhe brenda diskutimeve tona, atëherë duhet të kemi me gjasë 19 anëtarë ose 21.”, ka thënë Nimoni.

Rritja e numrit të anëtarëve nga 13 në 19 ose 21, i duket e habitshme Vullnet Bugaqkut nga KDI.

“Paksa më duket e çuditshme rritja kaq voluminoze e numrit të anëtarëve në KPK, një precedent i paparë ndonjëher në Kosovë… Për Gjykatën Kushtetuese të Kosovës është me rëndësi që të ruhet pavarësia kushtetuese e Këshillit Prokurorial. Është me rëndësi që të arrihet balanci ndërmjet anëtarëve prokuror dhe anëtarëve joprokuror, në atë mënyrë që asnjëra prej grupeve të përfshira në këtë Këshill si anëtar të mos e dominojnë njëra tjetrën”, ka thënë Bugaqku.

Mininistria e Drejtësisë ka organizuar deri tash konsultime me disa akterë të shoqërisë civile dhe me ambasada të huaja.

Në këto takime nuk ka marrë pjesë Këshilli Prokurorial i Kosovës.

“KPK deklaron se nuk është duke marrë pjesë në Grupin Punues për Ndryshim dhe Plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës për shkak  se takimet e planifikuara për hartimin e draftligjit nuk kanë ka qenë në koordinim me KPK-në dhe nuk qenë të njoftuar me kohë për agjendat e planifikuara”, thuhet nga KPK.

Nga KPK, në një përgjigje për Dukagjinin kanë thënë se kërkojnë që të adresohen të gjitha vërejtjet e Kushtetueses.

Genc Nimoni thotë se këtë punë janë duke e bërë.

“Të gjitha këto ne jemi duke i adresu dhe normalisht në fund drafti final do t’i adresoj të gjitha dhe do të jetë në përputhje përveç se me standardet ndërkombëtare dhe rekomandimet e komisionit të Venecias, do të jetë në përputhje edhe me standardet kushtetuese brenda limiteve kushtetuese”, ka vijuar Nimoni.

Draft-ligji i ri pritet që së shpejti të dërgohet në qeveri për miratim.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika