Ministrja Rizvanolli do të raportojë për gjendjen e krijuar në Trepçë

Ministrja e ekonomisë, Artane Rizvanolli, do të raportojë në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, lidhur me gjendjen e krijuar në Trepçë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, do të paraqesë këtë të martë një raport para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, në lidhje me situatën aktualen në ndërmarrjen TREPÇA Sh.A.

Gjithashtu, gjatë kësaj mbledhjeje, Bordi i Autoritetit Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare (ARKEP) do të paraqesë një raport në lidhje me zbatimin e rekomandimeve të Kuvendit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për komunikime elektronike.

Raportimi do të zhvillohet në Kuvendin e Kosovës, në Sallën N10, me fillim në orën 11:00.

Korridori i horizontit të 10 në minierën e “Trepçës” është bërë rruga prej nga po barten minatorët deri në autoambulancë.

Është dita e shtatë e grevës, qëndrimi nëntokë është bërë rutinë për ta. Ndërsa, dalja në sipërfaqe është vetëm për raste kur gjendja shëndetësore u përkeqësohet.

Sindikalistët e minatorëve të “Trepçës”, gjatë ditës së hënë, morën një lajm befasues për ta.

Menaxhmenti i Trepçës ka njoftuar pezullimin nga puna të kryetarit të sindikatës së punëtorëve, nënkryetarit të sindikatës, dy anëtarëve dhe një minatori.

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka reaguar lidhur me vendimin e menaxhmentit të Trepçës.

Në reagimin e sindikatës thuhet se shantazhet dhe kërcënimet nuk po ndalen.

“Shantazhet dhe Kërcënimet nuk po ndalen. Sot si asnjëherë tjetër është vërtetuar se Trepça SH.A. dhe Minatorët nuk kanë rëndësi për askënd, qoftë president i Republikës së Kosovës, kryeministër, deputet, ministër, kryetar komune, shkencëtar, publicist, analist, aportist apo çka do tjetër”, thuhet në reagimin e sindikatës.

Ata kanë adresuar kritika edhe për Qeverinë, Presidencën e deputetët e Kuvendit.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika