Molliqaj kërkon lirimin e aktivistëve të arrestuar, kritikon ashpër Nagavcin

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka kritikuar ashpër Ministrin e Arsimit, Arbërie Nagavci, për "dështimet e saj" në drejtimin e Ministrisë së Arsimit. Ai ka akuzuar Nagavcin për rezultate të dobëta dhe shkelje të Kushtetutës. Ai gjithashtu ka kërkuar lirimin e disa aktivistëve të PSD-së që u arrestuan gjatë një aksioni simbolik në Bibliotekën Kombëtare.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka kërkuar lirimin e aktivistëve të arrestuar pas aksionit simbolik në Bibliotekën Kombëtare – ku po prisnin ministren Arbërie Ngavci, për t’ia dhënë “librezën e notave”.

Në shkrimin e tij në Facebook, Moqliaj, teksa kërkoi përjashtim e saj nga Qeveria, kritikoi ministren Nagvaci për “për udhëheqëse të dobët, dështime e rezultate të dobëta” në punën e saj.

“Deri më sot, ministrja Arbërie Nagavci ka arritur rezultate të mangëta në shumicën e lëndëve. Shembullore është treguar vetëm në shkelje të Kushtetutës.

Si udhëheqëse e Ministrisë, Arbërie Nagavci ka kontribuuar palodhshëm në dështimin e përgjithshëm të sistemit arsimor, që nga çerdhet e reja, furnizimi me kohë me libra shkollorë, rezultatet në PISA e deri te sjellja e saj me Sindikatën e Arsimit. Të gjithë dështimin e ka të mbështjellë shkëlqyeshëm me shkelje të Kushtetutës. Nuk janë disa dështime. Është një dështim i tërë e në kurriz të sistemit arsimor!

Rekomandimi është i qartë dhe ka urgjencë: Përjashtimi i menjëhershëm nga Qeveria!”, ka shkruar Molliqaj.

Përveç përjashtimit, Molliqaj i ka kërkuar Qeverisë që të “mos t’ia shndërrojë në nota kaluese, dështimet” ministres së Arsimit.

“Me këso nota në shkollë e përsërit vitin, por ne urojmë që ministrja Nagavci të mos e përsëritë dështimin e saj as në këto muajt e mbetur të mandatit dhe aq më shumë kërkojmë që Qeveria mos t’ia shndërrojë në nota kaluese dështimet përmes intervenimeve të dhunshme të policisë në kumtime të qeta të suksesit të minsitres, të formës së aktivizmit politik.

Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të aktivistëve Teutë Rrusta, Nol Nushi, Gëzon Kastrati, Zgjim Hyseni, Natyra Kuçi, Behar Retkoceri, Lisjan Perolli, Eliot Hashimi, Frashër Krasniqi”, ka shtuar Molliqaj.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika