“Moment frymëzues” – Osmani uron presidenten e parë grua të Meksikës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar presidenten e re të Meksikës, Claudia Sheinbaum, e cila fitoi në zgjedhjet e së dielës. Në një postim në platformën X, Osmani ka thënë se shpreson që nën presidencën e Sheinbaum të ofrohet mundësia e bashkëpunimit të zgjeruar ndërmjet Kosovës dhe Meksikës. “Urime presidentes së zgjedhur Claudia […]
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar presidenten e re të Meksikës, Claudia Sheinbaum, e cila fitoi në zgjedhjet e së dielës.
Në një postim në platformën X, Osmani ka thënë se shpreson që nën presidencën e Sheinbaum të ofrohet mundësia e bashkëpunimit të zgjeruar ndërmjet Kosovës dhe Meksikës.
“Urime presidentes së zgjedhur Claudia Sheinbaum në zgjedhjen e saj historike si presidentja e parë grua e Meksikës. Në një botë që përballet me shumë sfida, është frymëzuese t’i shohësh shumë gra që marrin role udhëheqëse. Shpresoj se presidenca e saj do të ofrojë mundësi për bashkëpunim të zgjeruar mes vendeve tona”, ka shkruar Osmani në “X”.
Claudia Sheinbaum është zgjedhur presidentja e parë grua e Meksikës në një fitore historike dërrmuese.
Sipas rezultateve paraprake, Sheinbaum fitoi midis 58% dhe 60% të votave në zgjedhjet e së dielës.
Rezultati i siguron asaj fitore bindëse kundrejt rivales Xochitl Galvez, tha autoriteti zgjedhor.
Sheinbaum do ta zëvendësojë mentorin e saj, presidentin në largim, Andres Manuel Lopez Obrador, nisur nga 1 tetori.















