Mosdërgimi i FSK-së në veri, dëshirë e Vuçiqit, thotë ish-ushtaraku

Qeveria e Kosovës ka dërguar një letër komandantit të KFOR-it, për të sqaruar angazhimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në veri, duke theksuar se ky angazhim nuk kishte për qëllim të tensiononte situatën në atë rajon.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka shpjeguar se letra që iu dërgua komandantit të KFOR-it nuk është një rizotim i angazhimeve të vitit 2013, siç ishte raportuar.

“S’bëhet fjalë për rizotim”, Maqedonci shpjegon letrën që iu dërgua KFOR-it

Megjithatë, ish-ushtaraku Ismet Ibishi ka theksuar se kërkesat për të mos dërguar FSK-në në veri janë të natyrës hibride, por se marrëveshjet me NATO-në duhet të respektohen.

Për më tepër, ai theksoi se angazhimi i FSK-së në veri është një masë që kërkohet për të mbrojtur integritetin e Kosovës dhe për të parandaluar rritjen e tensioneve.

“Duke marrë parasysh marrëveshjen, ne e kemi për obligim ta respektojmë, se janë tjetër të rëndësishme dhe është në interes të Kosovës që NATO të garantojë sigurinë atje. Derisa ti nuk e zbaton marrëveshjen, po përzihesh në kompetenca të rezervuara të NATO-s. Kurse sa i përket çështjes, ne mund të jemi të pakënaqur edhe më një lëshim që pasoi çështja e Banjskës, KFOR-i aty kishte një lëshim shumë serioz. Derisa nuk e pat nën kontroll veriun, të futen një arsenal i madh ushtarake, në brendësi të Kosovës. Gjë që ka qenë obligim i forcave të NATO-s, gjegjësisht KFOR-it, që të mos leje një gjë të tillë. Vijën kufitare, çështjen territoriale e ka të rezervuar NATO dhe nuk do të duhej të ketë mundës si hyjë një forcë e tillë, si në numër njerëzor si në armatim.

Nuk e arsyeton që FSK-ja të prek këto dy marrëveshjet, ’99 dhe 2013 që forcat e FSK-së mos të kalojnë atë pjesë.

Në anën tjetër, është qartë e ditur që kërkesat rrjedhin nga presidenti Vuçiq, i cili dëshiron në Kosovë, gjegjësisht në pjesë veriore mos të ketë as forca policore as me armë të gjata e as FSK-ja. Në mënyrë që të zhvillojë atë luftën hibride”, ka thënë Ibishi në FIVE të Dukagjinit.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika