Moska akuzon Ukrainën për krime kundër njerëzimit

Moska, kryeqyteti rus ka akuzuar Ukrainën për krime kundër njerëzimit, por këto akuza janë hedhur poshtë nga udhëheqësit ndërkombëtarë

Ilustrim

Kreu i komitetit hetimor të Rusisë ka thënë se Moska ka akuzuar 92 anëtarë të forcave të armatosura të Ukrainës për krime kundër njerëzimit.

Alexander Bastrykin i ka thënë faqes së lajmeve qeveritare “Rossiiskaya Gazeta” se mbi 1 mijë e 300 hetime penale kishin filluar.

Gjithashtu dhe Ukraina po kryen hetimet e veta për krimet e luftës.

Bastrykin ka thënë se 92 pjesëtarë të forcave të armatosura të Rusisë që janë akuzuar dhe rreth 96 të tjerë, duke përfshirë 51 prej tyre që janë komandantë të forcave të armatosura janë në kërkim.

Alexander Bastrykin për “Rossiiskaya Gazeta” ka thënë se ukrainasit ishin të përfshirë në “krime kundër paqes dhe sigurisë së njerëzimit”, raporton BBC, transmeton Portali Dukagjini.

Gjatë këtij muaji, Ukraina ka thënë se po shqyrtonte më shumë se 21 mijë krime lufte dhe krime agresioni, të cilat dyshohen të jenë kryer nga forcat ruse që nga fillimi i luftës në shkurt të vitit 2022. Ndërsa, në maj, gjyqi i parë i krimeve të luftës që nga fillimi i pushtimit është zhvilluar në Ukrainë. Në këtë gjyq është dënuar një komandant rus tankesh me burgim të përjetshëm për vrasjen e një civili.

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka dërguar një grup hetuesish dhe ekspertësh të mjekësisë ligjore në Ukrainë. Kremlini ka mohuar të gjitha krimet e luftës dhe ka fajësuar rregullisht Ukrainën për vrasjene e civilëve të saj, këto akuza janë hedhur poshtë nga udhëheqësit ndërkombëtarë.

A mund të ndiqet penalisht Putini për luftën në Ukrainë?

I pyetur në një intervistë nëse mund të zhvillohet një gjyq i mbështetur në OKB-në, Bastrykin akuzoi Perëndimin për sponzorizimin e hapur të “nacionalizmit ukrainas” dhe tha se një gjë e tillë “është jashtëzakonisht e dyshimtë”.

Moska ka bërë vazhdimisht pretendimin e rremë se Ukraina është pushtuar nga neonazistët si justifikim për atë që ajo e quan një “operacion special ushtarak”.

Bastrykin në vend të kësaj ka propozuar se një gjykatë ndërkombëtare duhet të ngrihet me vendet që kanë “një pozicion të pavarur për çështjen e Ukrainës’. Siria dhe Irani kanë votuar kundër një rezolute të OKB-së që dënonte pushtimin rus në Ukrainë, ndërsa Bolivia ka abstenuar.

Alexander Bastrykin ka thënë se mercenarët e dyshuar nga Britania e Madhe, SHBA, Kanadaja, Holanda dhe Gjeorgjia janë në hetim. Në qershor të këtij viti, dy britanikë dhe një maroken janë dënuar me vdekje nga një gjykatë ruse në lindje të Ukrainës teksa u kapën duke luftuar për Ukrainën.

 

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika