MPB-ja dhe Policia raportojnë rreth situatës në komunat që janë prekur nga vërshimet

Ministria e Punëve të brendshme përmes një njoftimi ka ka njoftuar për gjendje në komunat që ka pasur vërshime, për shkak të reshje të dendura të shiut, gjithashtu edhe Policia e Kosovës ka raportuar rreth situatës në terren

Largimi i dheut nga rrugët

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se me kërkesë të Komunës së Mitrovicës ka, Agjensioni i menaxhimi ka dërguar ekipin e pompimit me kapacitet të lartë për intervenim, për shkak të vërshimeve të shitu që kanë ndodhur në këtë komunë.

Gjithashtu është dërguar edhe një cistern uji për furnizim me ujë të pijes.

“Me kërkesë të Komunës së Mitrovicës, Agjencioni i Menaxhimit Emergjent ka dërguar ekipin e pompimit me kapacitet të lartë për intervenim ndërsa është dërguar edhe një cisternë uji për furnizim me ujë të pijes”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), të premten e 20 janarit ka rekomanduar qytetarët që para përdorimit të vlojnë ujin, veçanërisht ato zona në të cilat ka pasur më shumë vërshime dhe uji është turbulluar.

“Rekomandohen konsumatorët që uji para përdorimit të vlohet si masë e sigurisë bakteriologjike e zbatueshme në situata me turbullirë të shtuar në burime”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Ministria në këtë njoftim ka bërë të ditur se Qendra Operative e Ministrisë së Punëve të Brendshme ka ngritur nivelin e angazhimit dhe ka vijuar me koordinimin e të gjitha institucioneve në përballimin më të lehtë të kësaj situate.

“Që nga fillimi i reshjeve të shumta të shiut me ç’rast dje gjatë ditës dhe mbrëmë u përballëm me vërshime në disa rajone të vendit tonë, Qendra Operative e Ministrisë së Punëve të Brendshme ka ngritur nivelin e angazhimit dhe ka vijuar me koordinimin e të gjitha institucioneve në përballimin më të lehtë të kësaj situate”.

Qytetarët duke u furnizuar me ujë

Më tej thuhet se përveç situatës me vërshime, në disa zona mbrëmë ka pasur edhe rrëshqitje të dheut dhe bllokim të qarkullimit në disa rrugë nacionale por pas koordinimit dhe angazhimit ndër-institucional, në orët e para të mëngjesit janë hapur të gjitha rrugët dhe tanimë të gjitha janë të qarkullueshme.

“Njësitë Profesionale të Zjarrfikësve në bashkëveprim me Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë arritur të evakuojnë familje që kanë qenë të bllokuar apo në rrezik potencial”.

Qendra Operative e Ministrisë së Punëve të Brendshme thuhet në njoftim se “është duke mbledhur dhe evidentuar të gjitha kërkesat në mënyrë që të aktivizojmë kapacitetet tona për ndërhyrje të menjëhershme me qëllim të parandalimit të çdo përkeqësimi të mëtutjeshëm të situatës”.

Nëpërmjet këtij njoftimi ata apeluan tek qytetarët për bashkëpunim me institucionet e Kosovës duke kontaktuar pa pagesë në numrat:

112 – Numri unik emergjent

192 – Policia e Kosovës

193 – Zjarrfikësit dhe

194 – Ndihma e shpejtë.

Vazhdojnë aktivitetet e Policisë në zonat e përfshira nga vërshimet

Gjithashtu edhe Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në vendet që kanë qenë të prekura nga vërshimet e shiut, aktiviteti policor vazhdon të jetë aktiv.

“Pas reshjeve të shiut dhe vërshimeve gjatë ditës së djeshme dhe në mbrëmje, kryesisht në pjesën veriore dhe veri-perëndimore të vendit, sot ka filluar të bije niveli i ujit, kurse aktivitete policore në ato rajone vazhdojnë të jenë aktive”.

Policia njoftoi se nga raportimet e njësive policore nga tereni, raportohet se në rajonin e Drejtorisë Rajonale Policore (DRP) Mitrovicë Jugu, kryesisht në Skenderaj dhe Mitrovicë Jug, niveli i ujit ka rënë, në disa ndërtesa në katet përdhese ka ende uji, në disa vende ka sasi uji i cili nuk është tërhequr krejtësisht.

Ndërkaq, Njësitet policore janë në teren dhe po ballafaqohen me detyra përfshirë ndihmën për qytetarët dhe sigurinë në trafik. Aktivitetet po koordinohen me institucionet komunale dhe ato qendrore.

Polica njoftoi se ka pasur intervenime në heqjen e dheut nga rrugët dhe rrugët janë të qarkullueshme.

“Në rajonin e DRP Mitrovicë Veri niveli i ujit ka rënë, ka pasur intervenime nga kompani në pastrimin për heqjen e dheut e gurëve nga rrugët dhe rrugët janë të qarkullueshme, nuk ka pasur dëme në njerëz. Në Istog, në katër fshatra të kësaj komune, ku ka pasur vërshime dje, sot niveli i ujit ka rënë. Po ashtu në disa fshatra të Podujevës ka pasur vërshime dje, sot niveli i ujit ka rënë edhe pse ende jo tërësisht. Policia apelon që të gjithë pjesëmarrësit në trafik të kenë kujdes gjatë ngasjes së veturave dhe po ashtu apelon që për çdo rast të kërkesave për ndihmë, qytetarët të thërrasin në numrat përkatës”, thuhet në njoftim e Policisë.

Largimi i dheut nga rrugët

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika