Gjendja pas vërshimeve, flasin zyrtarët nga komuna e Pejës, Mitrovicës dhe Podujevës

Si pasojë e vërshimeve gjatë ditës së enjte, në Komunën e Mitrovicës janë evakuuar rreth 45 familje, po ashtu edhe në Komunën e Podujevës janë evakuuar vetëm dy familje, ndërsa, nga Komuna e Pejës nuk ka asnjë qytetarë të evakuuar

Foto ilustrim nga vërshimet në Komunën e Pejës, Mitrovicës dhe Podujevës

Drejtori i Emergjencave në komunën e Mitrovicës, Bahtir Maxhuni, ka thënë se deri më tani janë evakuuar rreth 45 familje si pasojë e vërshimeve.

“Kemi evakuuar përafërsisht që i kemi të listuar janë rreth 45 familje, po ashtu, kemi edhe familje që nuk i kemi listuar për arsye se janë evakuuar vetë dhe ende nuk kemi informata për to. I kemi dalë në ndihmë me veshmbathje aty ku ka pasur kërkesa me ushqim, po ashtu edhe me strehim nëse nuk kanë pasur ku të shkojnë natën e së enjtes”, është shprehur ai.

Ai në një intervistë të drejtpërdrejtë telefonike, në emisionin “Magazina” në Radio Dukagjini, ka thënë se në bazë të të dhënave që kanë deri më tani, nga ngjarjet që kanë ndodhur të enjten nuk mbahet mend të ketë ndodhur për një kohë të gjatë.

“Sot është ditë e qetë më pika të nxehta rreth lumit Ibër, që niveli i ujit është duke rënë në mënyrë graduale. Për momentin është pararoja nëpër pikat ku kanë nevojë të ndihmojnë dhe të qëndrojnë afër qytetarëve që kanë nevojë”, ka thënë tutje Maxhuni.

Ai ka thënë se familjet e evakuuara janë strehuar te të afërmit e familjes së tyre, dhe janë disa familje që i kanë strehuar te një hotel, ndërsa, sipas tij, për anëtar të familjes mesatarja është gjashtë.

“Të reshurat janë ndalur, por koha mbetet e vranët, ne jemi në gjendje gatishmërie, njësitë relevante që kanë të bëjnë me menaxhimin e fatkeqësive natyrore janë në gjendje gatishmërie po ashtu, pasi edhe kemi shpallur gjendje emergjente. Kemi krijuar komisionet që së paku nga nesër të fillojnë punën në terren të marrin të dhënat e dëmeve të shkaktuara, si në ekonomi familjare në biznese, e po ashtu në infrastrukturë që kemi dëme jashtëzakonisht të mëdha”, ka deklaruar Maxhuni.

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se gjendja është e rënduar dhe janë duke bërë përpjekje që t’u dalin në ndihmë qytetarëve.

“Sikurse edhe në shumë komuna në nivel vendi edhe në Podujevë gjendja është e rënduar, jemi duke bërë përpjekje që t’u dalim në ndihmë qytetarëve”, ka thënë ai.

Po ashtu, sipas tij, deri më tani janë disa vende që janë më të rënduar, siç është fshati Akrashticë, Lluga, Sekiraqa e po ashtu edhe në disa lagje të qytetit.

Ai ka treguar se nga Komuna e Podujevës janë evakuuar vetëm dy familje.

“Niveli i ujërave është ende relativisht i lartë, kemi pasur dy raste të evakuimit mbrëmjen e së enjtes, dhe tashmë ata janë në lokalitet të sigurta”, ka deklaruar ai.

“Nuk kemi urë të dëmtuara por kemi rrugë të dëmtuara, dhe njëra prej rrugëve që është tani për tani vështirë e kalueshme është në fshatin Akrashticë, dhe një rrugë në fshatin Lluga ku kemi qenë të detyruar ta dëmtojmë rrugën, në mënyrë që mos të na rrezikohen vendbanimet”, është shprehur Bulliqi.

Ndërkaq, nga Komuna e Pejës, Radio Dukagjini ka kontaktuar me zëdhënësin e kësaj komune, Faik Zekaj, i cili ka thënë se gjendja me vërshime këtë të premte është e qetë, pasi ka ulje të nivelit të ujit.

Sa i përket evakuimit, ai ka thënë që nuk ka pasur nevojë asnjë qytetarë për ndërrim të vendbanimit.

Në lidhje me vërshimet në qytetin e Pejës ka folur për Portalin Dukagjini, Gëzim Gashi, drejtor për mbrojtje dhe shpëtim në këtë komunë, i cili ka thënë gjithashtu se gjendja është stabilizuar.

“Gjendja ne qytetin e Pejës sa u përket vërshimeve tashmë është stabilizuar, pasi edhe reshjet e shiut janë ndalur dhe të gjitha ekipet emergjente janë në gatishmëri 24 orë në ndihmë të qytetarëve”, ka bërë të ditur Gashi.

Ndërsa, ka theksuar se fshatrat e Lugut të Baranit dhe Lugut të Leshanit gjatë ditës së enjte kanë qenë më të rrezikuara.

“Fshatrat e Lugut të Baranit dhe Lugut të Leshanit kanë qenë në gjendje më të rënduar gjatë ditës së djeshme, ndërsa gjatë ditës së sotme (e premte) edhe në ato rajone për fat të mirë gjendja është e menaxhueshme”, ka vijuar ai.

Ndër të tjera, ai ka shtuar se të gjitha ekipet janë në gatishmëri për të ndihmuar rastet në nevojë.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika