MPJD: Blerim Ramadanit i ishte ndërruar masa nga arresti shtëpiak në kthim në paraburgim

Blerim Ramadani

Avokati i Blerim Ramadanit, ish-ushtarit të UÇK-së, ka njoftuar Ministrinë e Jashtme dhe Diasporës se klientit të tij i është ndërruar masa e sigurisë nga arresti shtëpiak në kthim në paraburgim, në kohën kur i njëjti ishte në pritje të vendimit të Gjykatës Supreme.

“Ju njoftojmë se Ambasada e Republikës së Kosovës në Maqedoni të Veriut është njoftuar nga avokati i Ramadanit se është ndërruar masa e sigurisë nga arresti shtëpiak në kthim në paraburgim, në kohën kur i njëjti ishte në pritje të vendimit të Gjykatës Supreme. Informacione tjera zyrtare nuk kemi pranuar nga autoritetet relevante të Maqedonisë së Veriut”- tha Leutrim Sahiti, këshilltari i ministres së Jashtme Donika Gërvalla-Schwarz për KALLXO.com.

“Ai ishte në pritje të verdiktit final të Gjykatës Supreme ditëve në vijim”- shtoi Sahiti.

Në mëngjesin e 15.08.2024, mediet në Maqedoni të Veriut raportuan se Blerim Ramadani ka ikur nga arresti shtëpiak nga shtëpia e të afërmve të tij në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut tha të enjten për agjencinë e lajmeve MIA se është duke marrë masa për gjetjen e vendndodhjes së Ramadanit, raportoi Radio Evropa e Lirë.

Paneli i Gjykatës Themelore Penale në Shkup më 09.08.2024, kishte marrë vendim për mosekstradimin e shtetasit kosovar, Blerim Ramadani, i arrestuar më 17.07.2024 në Maqedoni të Veriut me fletarrest të Serbisë të lëshuar rishtazi nga Interpol.

“Ramadani do të vazhdojë qëndrimin në arrest shtëpiak në Shkup deri në verdiktin final (ex officio) të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut”- kishte njoftuar Ministria e Jashtme.

Ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Blerim Ramadani, i ishte caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, me vendim të Gjykatës Themelore në Shkup.

Blerim Ramadani, ish-anëtar i Zonës Operative të Nerodimes të UÇK-së, ishte arrestuar më 17.07.2024 nga Policia e Maqedonisë së Veriut, bazuar në një fletarrestim të lëshuar nga Serbia.

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Blerim Ramadani, arratiset nga arresti shtëpiak

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika