Muja: Arsyjet reale të Serbisë janë shmangia e diskutimeve përmbajtësore

Armend Muja nga radhët e LVV-së ka thënë se Kosova mbetet një ndër aleatët më të afërt të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas tij, Serbia po përpiqet të iu shamnget diskutimeve përmbajtësore

Armend Muja, LVV





Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se arsyejet reale të Serbisë janë për të iu shmangur diskutimeve përmbajtësore për sa i përket Republikës së Kosovës. Krahas kësaj, Kosova mbetet një ndër aleatët më të afërt të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Të hënën e 21 nëntorit, në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar tri takime trilaterale dhe tri takime bilaterale përgjatë tetë orëve me presidentin e Serbisë në ndërmjetësimin apo lehtësimin e zëvendëspresidentit të Komisionit Evropian dhe përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Sigurisë, Josep Borrell dhe emisarin special për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak. Nga takimi në Bruksel nuk pati asnjë marrëveshje.

I ftuar në FIVE të RTV Dukagjini, Muja ka thënë se lidhur me këtë, kryediplomati evropian, Josep Borell duhet të shpjegojë rolin e tij në dialogun Kosovë-Serbi.

“Ai duhet t’a shpejgojë nëse këtë e ka folur si përfaqësues i Spanjës apo si arbitër i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi. Çka dëgjova nga deklarata e tij nuk e dëgjon në kryeqytetet evropiane”, ka deklaruar ai gjersa ka theksuar se “Një pikëpamje ka ekzistuar deri sa ka ardhur Kurti në pushtet. Ka ekzistuar një pikëpamje e çuditshme tek disa qarqet e caktuara në Evropë se Ballkani qtësohet vetëm kur Serbia është si akter kryesor e Vuçiqi mbi krye, diçka që nuk pajtohet. Kosova dhe bota demokratike në Ballkan nuk pajtohet me këtë qasje dhe unë dyshojë se Zoti Borell është përfaqësues i asaj qasje por që nuk është uniforme”.

Sipas tij, Borrell do duhej të rishikonte këtë për të shërbyer më mirë në qasjen e tij si arbitër. Krahas kësaj, Muja vlerëson se Serbia po përpiqet t’i shamnget diskutimeve përmbajtësore.

“Arsyejet reale të Serbisë janë për t’ju shamngur diskutimeve përmbajtësore për sa i përket Kosovës dhe sigurisht, plani gjerman. E dyta, gjithë ato pezmatimeve të grupeve kriminale lidhen me stresin që po e përjetojnë sidomos gjatë dy vieteve të fundit në luftën kundër krimit të organizuar”, ka deklaruar Muja.

Ai ka thënë se Kosova nuk heq dorë nga zbatimi i marrëveshjeve dhe kushtetueshmëria e ligjshmëria e saj gjersa ka theksuar se Kosova nuk ka interes për eskalim të situates.

Për sa i përket mardhënieve me SHBA-të, Muja ka deklaruar se “jemi aleati më i afërt i SHBA-së në çdo prioritet nacional të SHBA-së dhe BE-së”.

Nga takimi në Bruksel nuk pati asnjë marrëveshje. Më vonë në po të njëjtën ditë, SHBA-të kërkuran nga  Qeveria e Kosovës që e njëjta të shtyjë për 48 orë vendosjen e gjobave për t’i lejuar BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të angazhojnë më tej palët për të gjetur një zgjidhje, kërkesë kjo e pranuar nga Kryeministri Kurti.

Kryeministri i Kosovës e ka kritikuar kryediplomatin evropian, Josep Borell, duke thënë se në takimin e fundit në Bruksel, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, e ka braktisur idenë e planit franko-gjerman.

Në një prononcim për media, Kurti tha se Borrell ka insistuar të ketë vetëm marrëveshje për targa, derisa shtoi se dakordimi me Serbinë vetëm për targa nuk mjafton.

“Tash ai po i bën përpjekjet maksimale, ShBA, dhe ambasadori Jeff Hovenier, ata janë në kontakt me Brukselin. Që prej se përfundoi takimi i fundit, në dialog, nuk kam komunikuar me zv presidentin Borell i cili me keqardhje e ritheksoi se e braktisi propozimin franko-gjerman, duke thënë, le ta kemi një dakordim për targa. Nuk mjafton dakordimi për targat”, ka deklaruar Kurti.

Kurti kritikon Borrell-in për “braktisje të planit franko-gjerman”





Shija e redaktorit

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 446 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Rama e quan “hap historik” votimin Pro anëtarësimit të Kosovës...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka konsideruar si hap historik votimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës(KiE) që i hap rrugë anëtarësimit...

Të fundit nga rubrika